Operacion masiv kundër piraterisë në Itali

10 months ago 36
23:32 19/12/2023

Nën hetim 21 persona, bllokohet sinjali i IPTV

21 nën hetim dhe bllokim të menjëhershëm të fluksit të paligjshëm të IPTV dhe faqeve të transmetimit live të platformave televizive më të njohura. Është rezultat i një operacioni i policisë italiane kundër piraterisë televizive vetëm në rrethin e Cattania në Sicili. Disa qendra operacionale për sigurinë kibernetike të Policisë Postare u përfshinë në kërkime dhe sekuestrime të shumta në të gjithë territorin kombëtar kundër anëtarëve të një shoqate kriminale ndërkombëtare që dyshohet se kishte fitime mujore në shumën e disa milionë eurove.

Hetimet, kanë nxjerrë në pah ekzistencën e një organizate të strukturuar kriminale në formë hierarkike sipas roleve të dallueshme dhe shumë specifike dhe me promotorë të shpërndarë në të gjithë territorin italian dhe jashtë tij. Objekti i përfitimit të tyre ishte shitja ilegale e sinjalit për ndeshjet e kampionatit italian të futbollit si dhe përmbajtje të tjera, një e drejtë kjo e platformave televizive si Sky, Dazn, Mediaset, Amazon Prime, Netflix, përmes sistemit IPTV. Fitimet mujore arrinin në disa milionë euro. Anëtarët e organizatës operonin me identitete false për regjistrimin e llogarive telefonike, kartat e kreditit, abonimet televizive dhe dhënien me qira të serverëve. 21 personat që janë të dyshuar janë nga qytete të ndryshme të Italisë.

Në janar në Itali nis edhe zbatimi i ligjit që bllokon brenda 30 minutash çdo faqe online që transmeton në mënyrë pirate ndeshjet e Serie A.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article