Operacion ndërkombëtar anti-drogë, sekuestrohen 134 kg kokainë. Arrestohen disa shqiptarë

1 week ago 28
Reklamë

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 134 kg kokainë dhe 77 mijë euro si pjese e një hetimi europian të drejtuar nga giykata e Grasse në Francë.

Policia spanjolle arrestoi dy 30-vjeçarë, si pjesë e një hetimi europian të nisur gjashtë muaj më parë, falë punës së doganierëve të Nicës.

Shërbimi doganor i Nicës shkurtin e kaluar ka kapur një automjet që transportonte 77 kg kokainë. Prokuroria e gjykatës gjyqësore të Grasse më pas kontaktoi policinë gjyqësore të Alpes-Maritimes për të marrë në paraburgim pronarët e makinës, një çift që jetonte në Alicante, Spanjë.

41-vjeçari dhe partnerja e tij 37-vjeçare u akuzuan përfundimisht për import dhe trafik droge dhe më pas u vendosën në paraburgim.
Nga atje, hetuesit e brigadës së narkotikëve të divizionit të krimit të organizuar dhe të specializuar (DCOS që zëvendësoi PJ) u ngarkuan për të vazhduar hetimet.

Duke punuar në letërporosi nga një gjyqtar hetues nga gjykata e Grasse, ata identifikuan disa automjete që i përkisnin një rrjeti kriminal shqiptar. E veçanta e këtyre makinave: udhëtime të rregullta midis Spanjës, Beneluksit, Francës dhe Italisë për të shpërndarë sasi të mëdha kokaine.

Kështu, hetuesit ishin në gjendje të identifikonin një bazë në Spanjë nga e cila vepronin drejtuesit kryesorë të rrjetit. Në maj 2024, hetuesit nga Nice, ata nga SIPJ në Perpignan dhe autoritetet spanjolle filluan bashkëpunimin evropian, i cili rezultoi i frytshëm në mes të gushtit.

Më 15 gusht, rreth orës 02:00, hetuesit të ndihmuar nga BRI në Perpignan kapën dy automjete në territorin francez, teksa sapo kishin kaluar kufirin spanjoll. Janë arrestuar dy meshkuj të moshës 23 dhe 48 vjeç dhe një grua 46-vjeçare, të gjithë nga Shqipëria.

Më pas, policia zbuloi një kasafortë në një makinë që përmbante 57.6 kg kokainë. Njëri nga të dyshuarit ka shpjeguar se këtë transport e kryente në këmbim të shlyerjes së një borxhi prej 30 mijë eurosh me një trafikant shqiptar.

Tre të dyshuarit janë akuzuar për import dhe trafik droge. Ata u morën në paraburgim.

Oficerët e policisë spanjolle i kryen operacionet nga përtej kufirit. Ata kontrolluan një magazinë në rajonin e Valencias. Sipas hetuesve, ky ishte vendi ku ishte ngarkuar droga. Policia gjeti një automjet të përdorur në udhëtimet e mëparshme, por bosh. Ata sekuestruan 19.500 euro cash.

Më në fund, këtë të hënë, më 2 shtator, oficerët e policisë spanjolle arrestuan dy tridhjetë vjeçarë me banim në Spanjë dhe me urdhër arresti europian. Një person i tretë është në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article