“Operacione dhe arrestime në Bashkinë Tiranë”/ SPAK: Nuk është e vërtetë, mos spekuloni

2 months ago 7
Reklamë

SPAK ka reaguar lidhur me publikimin e një lajmi ditën e djeshme se janë bërë disa arrestime dhe masa sigurie në bashkinë e Tiranës.

SPAK sqaron se nuk ka ndodhur ndonjë operacion gjatë natës dhe se nëse do të ketë njoftime do të publikohen edhe për mediet.

“Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat: SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut.

Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në reagimin e SPAK.

Read Entire Article