Operacioni i SPAK, Balla: Janë arrestuar të gjithë personat në Shqipëri, po punohet për të kapur edhe ata jashtë vendit

10 months ago 33
09:56 21/11/2023

11 urdhër arreste lëshoi SPAK të hënën për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve janë edhe oficerë dhe punonjës të Policisë. Klan News ka raportuar se mes të shoqëruarve është edhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ndërsa djali i tij Eralbi Breçani u shpall në kërkim (Lexo më shumë).

Në lidhje me këtë operacion ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Sipas tij, ky aksion është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij.

Sipas Ballës, të gjithë personat që ndodhen në Shqipëri janë arrestuar, ndërkohë po vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Reagimi i ministrit Taulant Balla

Dje pasdite dhe gjatë natës Policia Shtetit ka finalizuar një operacion kompleks të goditjes së krimit të organizuar të përshirë në krime kundër personit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, rezultat konkret i hetimeve profesionale nën drejtimin e Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Përgëzoj drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Policisë së Shtetit në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit që çoi në arrestimin e të gjithë personave që ndodhen në Shqipëri. Ndërsa vijon puna për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë.

Gjej rastin t’i falenderoj dhe përgëzoj prokurorët për besimin dhe bashkëpunimin. Në rrjetën e këtij bashkëpunimi kanë rënë eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit si dhe persona të tjerë bashkëpunëtorë me ta.

Ky operacion domethënës është konsolidimi i ngritjes në një nivel tjetër të vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij, në funksion të rendit ligjor në të gjithë territorin.

Sot gjej rastin të rikonfirmoj besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët në vetë-pastrimin e Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article