Operohet Martial, do t’i mungojë gjatë Manchester Unitedit

9 months ago 5

Manchester Unitedi ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Anthony Martial është operuar me sukses, por do të mungojë rreth dy muaj e gjysmë.

Paraqitja e fundit e francezit për Manchester Unitedin erdhi në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit më datë 9 dhjetor.

Nga ajo datë, Rashford nuk ka luajtur shkaku i lëndimit dhe tani është vendosur së bashku me stafin mjekësor që ai të operohet.

Faqja zyrtare e Djajve të Kuq ka konfirmuar se sulmuesi është operuar me sukses dhe do të mungojë 10 javë.

🚨 @AnthonyMartial has completed successful surgery to address a groin complaint.

We wish Anthony a speedy recovery and look forward to his return ❤️#MUFC

— Manchester United (@ManUtd) January 24, 2024

“Anthony Martial ka përfunduar një operacion të suksesshëm për të adresuar një ankesë në ijë dhe do të jetë jashtë fushës për rreth 10 javë ndërsa rehabilitohet”.

“Ne i urojmë Anthony një shërim të shpejtë dhe presim me padurim kthimin e tij”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Këtë sezon, Martial shënoi 2 gola dhe bëri 2 asistime në 19 ndeshje, kryesisht duke luajtur si zëvendësues. /Telegrafi/

Read Entire Article