Operuan dy herë Ramën, kush janë 5 mjekët të cilëve iu beson kryeministri

1 month ago 27

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar dy operacioneve në rreth 6 muaj, ndërsa duket se i ka besuar të njëjtit grup mjekësh, të drejtuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

BalkanWeb mëson gjithashtu pjesë e ekipit të mjekëve ishte edhe profesor Arben Beqiri, i cili në 2017, për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha, pak përpara zgjedhjeve parlamentare. Operacioni i sotëm është asistuar edhe nga mjekët e tjerë si Krenar Lila, Dritan Rahovica, Saimir Kuçi.

E ndërsa në prill, kreu i Qeverisë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit, ditën e sotme Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale.

Operacioni i sotëm ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërsa ekipi që ka bërë ndërhyrjen në të dy rastet është i përbërë nga i njëjti grup mjekësh, ndër më të njohurit në QSUT.

Stafi i mjekëve të QSUT që kanë realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ndaj kryeministrit në të dyja rastet janë: Profesor Arben Gjata, shefi i kirurgjisë dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë; profesor Krenar Lila, shefi i anestezi-reanimacionit; profesor Arben Beqiri, krirurg; asistent-profesor Saimir Kuçi anestezist dhe doktor Dritan Rahovica, kirurg.

Pritet që Kryeministri të lerë mjediset spitalore gjatë ditës së premte. Mjeku Gjata deklaroi se kryeministri është në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:

Arben Gjata
Arben Beqiri
Krenar Lila
Dritan Rahovica
Saimir Kuçi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article