Opinion – Kush e porositi vrasjen në burgun e Peqinit?

10 months ago 42

Autori: Blendi Fevziu

23:55 19/12/2023

Në studio: Artan Hoxha, Merin Maçi, Femi Sufaj, Arjan Dyrmishi, Zef Gjeta

Vrasja për gjakmarrje, Gjeta: Kanuni i Lekë Dukagjinit përmend dy raste

Duke marrë shkas nga vrasja e ndodhur në burgun e Peqinit dhe aludimeve se mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, Zef Gjeta, njohës i kanunit të Lekë Dukagjinit thotë se përmendja e tij në ngjarje të tilla është një gabim. I ftuar këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan, Gjeta nuk hyn në detajet e ngjarjes në fjalë, por shpjegon në parim përmbajtjen e kanunit dhe bën thirrje që të mos përmendet sepse është gabim.

Zef Gjeta: Marrin përsipër të flasin për kanunin njerëz që nuk e kanë lexuar, edhe në qoftë se e kanë lexuar nuk e kanë kuptuar dhe që në qoftë se e kanë  kuptuar nuk dinë kurrsesi ta interpretojnë. Unë kam ardhur për respektin tuaj dhe të të ftuarve, por për një thirrje. Mua nuk më vjen keq si person me origjinë nga Dukagjini se e prishin kanunin, se flasin keq për të e të tjera me radhë por është një institucion që 600 vjet më parë na ka kryer punë.

Sot kemi presidentin, qeverinë, ministrinë përkatëse, policinë, burgun, prokurorinë,hetuesinë, gjykatën dhe mezi e mbajmë rendin. Për të funksionuar kanuni duhet të ketë edhe ai strukturat e veta. I bëj thirrje çdo njeriu me koshiencë mos ta përmendin kanunin se e prishin imazhin e vet. Nuk ka të bëjë fare kanuni. Lekë Dukagjini ka thënë “si i miri, si i keqi shkojnë një e një”. Nuk ka lidhje me kanunin, është tjetër hakmarrja dhe unë nuk kam fare, asnjë lidhje me ngjarjen konkrete, nuk di kush e ka bërë, nuk marr përsipër të interpretoj asnjë gjë por nuk duhet përmendur kanuni sepse një njeri që s’e ka lexuar kurrë, nuk e ka kuptuar, nuk e ka interpretuar sepse duhet jurist, duhet ta lexojë, ta kuptojë dhe të eksperimentojë 30-40 vjet dhe pastaj të thuash po, ky ka një gjykim të drejtë.

Gjeta evidenton edhe dy rastet e vetme kur kanuni përmban ligjet e vrasjes.

Zef Gjeta: Vetëm në dy nene kanuni thotë për të vrarë: 1, kur të vrasin mikun dhe 2, në kushtet kur e gjen gruan me të dashurin dhe me kushtin për t’i vrarë me një plumb. Në të gjitha rastet e tjera, kanuni thotë ka ndodhur kështu, hajde ta rregullojmë. Në asnjë vend nuk thotë ka ndodhur kështu dhe merr pushkën.


Skaneri në burgun e Peqinit jashtë funksioni, Zv.Drejtori i Burgjeve: Janë disa mjete kontrolli, jo të gjitha nuk kanë punuar

Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar rastin e vrasjes në burgun e Peqinit ku Sokol Mjaçaj i dënuar me burgim të përjetshëm vrau disa ditë më parë me armë zjarri, Arben Lleshin.

I ftuar në studio ishte edhe Femi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve i cili dha detaje më shumë lidhur me situatën në burgun e Peqinit. Sufaj u shpreh se lidhur me faktin e mosfunksionimit të skanerit është e vërtetë një gjë e tillë, por ai shtoi se skaneri është vetëm një nga elementët e kontrollit të sigurisë.

Femi Sufaj: Sa i përket skanerit është e vërtetë që s’ka punuar. E dini sa mjete kontrolli ka për të hyrë në  burg? Ka porta metalkërkuese, ka dy për të futur në burg, metalkërkues dore. Ka mjete specifike dhe nuk janë prishur të gjitha njëherësh. Ka një kompleks pajisjesh nuk është vetëm skaneri. Edhe nëse prishet skaneri ka mjete të tjera, gjithsesi ai është mjet i sigurisë është riparuar ka procedura që duhen kuptuar.

Ndërkohë ndër të tjera gjatë fjalës së tij Femi Sufaj u shpreh se në burgun e Peqinit nga punonjësit më para ka pasur një prishje të ekuilibrit mes dy elementeve, të asaj të sigurisë dhe respektimit të të drejtave të të burgosurve.

Femi Sufaj: Sa i përket informacionin, drejtoria kishte marrë informacion për një prishje të ekuilibrit mes dy elementeve: sigurisë dhe respektimit të të drejtave. Ky lloj ekulibri është shumë i vështirë për tu mbajtur sepse nëse ne shtrëngojmë shumë problemin e sigurisë mund të kalojmë në cënim të të drjetave. Stafi atje i mëparshëm e ka prishur këtë ekuilibër midis sigurisë dhe të drejtave duke toleruar futjen e disa sendeve nuk po them për sendet e ndaluara. Frigoriferi është i lejuar, televizori lejohet. Stafi është vënë para përgjëgjësisë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë procedime për disa të burgosur dhe disa ish-drejtues për këtë prishje të ekuilibrit.

Lidhur me mënyrën se si mund të jetë future arma në ambjentet e burgut Sufaj nuk ka preferuar të jap një mendim duke ja lënë në dorë organeve hetimore që të japin një konkluzion.

Femi Sufaj: Sa i përket armës këtu ka një dinamikë. Unë nuk preferoj të flas për këtë gjë sepse është një çështje nën hetim edhe vetëm organet hetimore do të japin një konkluzion të saktë sepse ju po thoni edhe media se mund të ketë hyrë si mjet hakmarrje me pagesë.

Gjithashtu Isufaj ka shtuar: Mjetët, armët e zjarrit zakonisht futen për qëllime arratisje. Unë vetë nuk e përjashtoj këtë motiv se mund të ishte një plan tjetër, por fakti që është shënjestruar ky person kur nuk ishte identifikuar një konflikt mes personave të bën të mendosh se kjo mund të jetë një vrasje me pagesë.


Urdhër arresti edhe për Indrit Shaqjan, Artan Hoxha: Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit brenda burgut

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Indrit Shaqjas, i dënuar me burg përjetë dhe që u plagos në ngjarjen e 15 Dhjetorit brenda burgut të Peqinit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Hoxha sqaroi se Shaqja dyshohet që të ketë pasur rol në vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçaj.

“Për Indrit Shaqjen, Prokuroria e Elbasanit sapo ka lëshuar urdhër-arresti në lidhje me përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Pra, nuk është se aty ka pasur një rol episodik dhe thjesht e ka njoftuar padashje. Këto detaje që të përmenda, që ai ka lënë hapur dritaren, ka lënë hapur perden, e ka thirrur atë nga kollona ku ka qenë dhe ja ka sjellë para autorit, ka bërë që Prokuroria të ngrejë dyshime se ai është i përfshirë në organizimin e kësaj ngjarje. Prandaj edhe ai është marrë nën hetim tani për përfshirjen në këtë ngjarje”, u shpreh gazetari Hoxha.

Të premten e 15 Dhjetorit 2023, brenda burgut të Peqinit ndodhi një vrasje me armë dhe një plagosje.

I dënuari me burg përjetë Sokol Mjaçaj vrau me pistoletë të dënuarin me burg përjetë Agim Lleshi, si dhe mbeti i plagosur i dënuari tjetër me burg përjetë Indrit Shaqja. Tashmë edhe këtij të fundit i është komunikuar se është i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.


“Arma për Sokol Mjaçaj është futur nga persona të tretë”, Hoxha: Pagesën e kësaj ngjarje e merr…

Gazetari Artan Hoxha thotë se Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë brenda burgut teksa shton se pistoleta është futur nga persona të tretë brenda qelisë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha shprehet se pagesën për ngjarjen kriminale në burgun e Peqinit të kryer nga Sokol Mjaçaj e merr tjetër kush dhe jo ato brenda.

Artan Hoxha: Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie. Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet. Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda. Nuk është hera e parë. Unë kam pasur raste që kam denoncuar vetë institucionet që nga burgu më ka ardhur ky infromacion, Ka pasur raste të tjera që nga burgu, vetë institucioni ka kapur, interceptuar me përgjim dhe është dhënë urdhër që i thonë “gazetari filan”, do të marrësh pistoletën dhe motorin në filan vend, konkretisht për mua dhe “do i fusësh plumba pas koke”. E kanë kapur atë dhe unë gjej rastin t’i përshëndes sepse më kanë shpëtuar. Nga ai rast, nga SHKB-ja i është çuar Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka njoftuar komisariatin në zonën ku jetoja unë dhe komisariati më ka marrë në mbikqyrje, në këto raste sistemi ka funksionuar.


“Do i fusësh 2 plumba pas koke”, gazetari Artan Hoxha tregon si u porosit vrasja e tij nga burgu

Gazetari Artan Hoxha ka treguar një rast që lidhet pikërisht me të, ku hallkat e drejtësisë kanë funksionuar ashtu siç e do ligji. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha ka folur për porositjen e vrasjes së tij nga eksponentë kriminalë.

Artan Hoxha: Ministri ka lëshuar atë urdhër për ta çuar në regjimin 41 Bis Sokol Mjaçajn sepse ka pasur informacion se ky i dënuar dhe ky është një i dënuar, nuk ka qenë pjesë e një bande kriminale, por është një kriminel ordiner. Familja e tij jeton në kushte ekstreme varfërie. Vjen nga një fshat të një zone shumë të thellë. Kishte takime shumë të rralla. Sokol Mjaçaj nuk i ka kapacitetet për të futur një armë aty. Nuk ka as mundësinë financiare, as njerëzore dhe as kontaktet. Arma është futur nga persona të tretë, të cilët duke gjetur të çara në sistem, ja kanë çuar armën atij. Nuk e ka futur ky armën. Pagesën e kësaj ngjarje e merr tjetër kush, nuk e marrin ata brenda.

Nuk është hera e parë. Unë kam pasur raste që kam denoncuar vetë institucionet që nga burgu më ka ardhur ky informacion. Ka pasur raste të tjera që nga burgu, vetë institucioni ka kapur, interceptuar me përgjim dhe është dhënë urdhër që i thonë “gazetari filan”, do të marrësh pistoletën dhe motorin në filan vend, konkretisht për mua dhe “do i fusësh 2 plumba pas koke”. E kanë kapur atë dhe unë gjej rastin t’i përshëndes sepse më kanë shpëtuar. Nga ai rast, nga SHKB-ja i është çuar Policisë Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka njoftuar komisariatin në zonën ku jetoja unë dhe komisariati më ka marrë në mbikqyrje, në këto raste sistemi ka funksionuar.


Vrasja në burgun e Peqinit/ Artan Hoxha nxjerr dokumentin: Skaneri nuk punonte nga 21 Tetori

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan raportin e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i cili më 30 Nëntor pasi ishte deleguar në atë institucion, kishte evidentuar një sërë problematikash në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.

Kamber Hoxha, i cili tashmë është i arrestuar për vrasjen brenda burgut të Peqinit më 15 Dhjetor 2023, evidentonte faktin që skaneri në këtë burg të sigurisë së lartë nuk funksiononte që prej 21 Tetorit.

“Skaneri për kontrollin e bagazheve nuk funksionon që nga data 21 Tetor 2023. Që nga Tetori, ti thua si ka hyrë arma, s’ka pra skaner aty. Kjo është në raport. Nga data 21 Tetor nuk punon skaneri. Aty në momentin që nuk punon skaneri, duhet në mënyrë urgjente të rikthehet skaneri se bëhet hataja, është burg i sigurisë së lartë”, lexoi raportin Artan Hoxha.

Po kështu, edhe me kamerat e sigurisë kishte probleme dhe nuk mbulohej e gjithë hapësira e brendshme e burgut.

“Sistemi i monitorimit të kamerave të sigurisë ka probleme me teknologjinë. Në regjim të brendshëm ka ambiente të përbashkëta që përdoren për aktivitete të ndryshme me të burgosurit si klasa, palestra, dhoma takimesh me familjarë, virtuale online, takime me avokatët, rrugëdaljet për në ajrosje që janë të pamonitoruara nga kamerat e sigurisë në të dyja godinat. Këto korridoret mbulohen vetëm me një kamera, por duke patur parasysh faktin se sektorët kanë një gjatësi të konsiderueshme, e bën të pamundur mbulimin me 1 kamera”.

Një tjetër problematikë e evidentuar në raportin e drejtorit të komanduar, është fakti që dyert e qelive hapen me një çelës të vetëm, ndërsa shulat janë të cilësisë së dobët.

“Të gjitha dyert e banimit të burgosurve në sektor hapen me një çelës të vetëm, ndërsa drynat e shuleve të cilët mbyllen në turnin e tretë janë cilësi shumë e dobët, gjë e cila cënon rëndë sigurinë e institucionit dhe vetë të burgosurve”.


Artan Hoxha: Sokol Mjaçaj dyshohet se fshehu armën në bidenë e banjos, 2 javë më parë unë mora një telefonatë

Gazetari Artan Hoxha ka treguar të gjithë dinamikën e krimit brenda burgut të Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjaçaj vrau të dënuarin tjetër Arben Lleshi dhe plagosi një tjetër, Indri Shaqja.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se dyshohet që Sokol Mjaçaj ta kishte fshehur pistoletën në biden e banjos në qelinë e tij.

“Veprimet e Sokol Mjaçajt janë të mirëmenduara. Ka qenë në dhomën e ajrimit, është njoftuar sepse unë kam qenë  i ulur në një lokal pranë SPAK-ut dhe del lajmi që ministri i Drejtësisë ka vendosur vendosjen në regjimin 41bis të Sokol Mjaçajt. Ky është njoftuar për këtë gjë. Nga momenti që mësoi është jo më shumë se 20-25 minuta. Ai është jashtë në ajrim. Hyn brenda, ka hyrë në qelinë e tij, Ëngjëll Lucaj në të njëjtën qeli ka thënë kam dëgjuar zhurmë që hyri në banjo. Ka patur dyshime që mund ta ketë patur në bide. Sokol Mjaçaj ka ardhur në atë qeli në 29 Nëntor. Deri në 29 Nëntor në atë qeli ka qenë Aleksandër Llanaj, dhe ai kur ka ikur ka marrë bidenë me vete. Dhe aty është vendosur një bide e re.

Ka hyrë aty, ka dalë nga brenda, ka dalë në pjesën e jashtme i ka thënë Indrit Shaqes sepse nuk e ka parë në qeli Arben Lleshin, i ka thënë thuaji atij që të kërkojnë te dritarja. Shaqja ka hapur dritaren, ka hapur dhe perdet duke i lejuar atij nga jashtë që të ketë fushëpamje brenda. Kur erdhi Arben Lleshi, ai ka bërë të shtënën e parë, Arben Lleshi ka shtyrë perden. Arma e tij 5 fishekë ka patur në fakt, e përmasave të vogla. Indrit Shaqja pas të shtënave ka dalë në pjesën e jashtyme dhe i është sulur autorit. Autori kërcënoi një nga pjestarët e stafit deri sa ka hyrë në pjesën e prapme dhe ka kyçur derën”.

Artan Hoxha tregoi gjithashtu se 2 javë përpara ngjarjes së 15 Dhjetorit 2023, ai ishte telefonuar nga një i burgosur në burgun e Peqinit, që një pistoletë kishte hyrë brenda këtij institucioni.

“Unë kam patur një informacion 2 javë parë nga një i dënuar në atë sektor, i cili ishte trembur për vete dhe më njofton që ka hyrë një armë zjarri dhe ai kishte frikë mos e godisnin atë. Interesohu thotë se mund të më qëllojnë dhe mua”.


“Rrinte në burg me pistoletë në xhep?”, gazetari habit Fevziun: Sokol Mjaçaj mbante armën deri më 12 Dhjetor

“Sokol Mjaçaj e posedonte armën edhe në momentet që ka qenë në një sektor tjetër të burgut deri më 12 Dhjetor”, kështu ka deklaruar gazetari i Tv Klan, Merin Maçi.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Maçi thotë se Sokol Mjaçaj ka deklaruar para uniformave blu se armën me të cilën kreu krimin në burgun e Peqinit e kishte fshehur prej ditësh në një kuti qumështi.

Blendi Fevziu: Pse e kaluan në regjimin 41 Bis?

Merin Maçi: Nga informacionet që kam, është një procedurë e cila ka nisur 6 muaj më parë, ku Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve ka nisur një relacion për vendosjen e këtij të burgosuri në regjimin 41 Bis pas informacioneve që kishte arritur të sigurojë. Ky person ishte kapur disa herë me telefon dhe dyshohet për një telefon të tretë me të cilin dyshohej se kishte komunikime me botën jashtë ambienteve të sigurisë së lartë. Kishte ngritur dyshimet se ky personazh ishte i implikuar në veprimtari kriminale dhe brenda në ambientet e burgut. Urdhri është firmosur nga Manja. Ky njoftim duket se ka vënë në lëvizje Mjaçajn, i cili është vënë në dijeni se do të transferohej në regjimin 41 Bis. Në këto momente, teksa Mjaçaj kishte lënë ambientet e ajrosjes, është ngritur për tek dhoma e tij, në sektorin B dhe është drejtuar për në ambientet e tualetit dhe ka marrë diçka për t’u larguar në ambientet e ajrosjes.

Blendi Fevziu: Po pistoletën ku e gjeti në burg?

Merin Maçi: Kjo është një pjesë që i takon hetimit. Ka informacionet që unë kam dhe nga hetimet që po zhvillon prokuroria, ky person e posedonte këtë pistoletë edhe në momentet që ka qenë në sektor tjetër.

Blendi Fevziu: Si mo, rrinte në burg me pistoletë në xhep?

Merin Maçi: Mesa duket deri më 12 Dhjetor. Për mbajtjen e armës, i ka komunikuar drejtorit të Peqinit se e kishte fshehur prej ditësh në një kuti qumështi./tvklan.al


Read Entire Article