Opinion – Si mund të mobilojmë shtëpinë me çdo buxhet!

10 months ago 38

Autori: Blendi Fevziu

23:58 07/12/2023

Intervistë me Oltjon Rukaj, Skifter Picari, Gazmir Paja

Me mbi 12 mijë metra katrorë aktuale dhe me një projekt për 30 mijë metra katrorë në të ardhmen, “Prestige Home Center” është qendra më e madhe rajonale e mobilimit të shtëpisë. Është koncepti i një qendre nga “A tek ZH” për të mobiluar shtëpinë nga nivelet më të ulëta të mundshme që mund të gjesh jo vetëm në Shqipëri dhe rajon deri tek ato më luksozet. Por nga vjen ky koncept dhe pse koncepti i ndërtimit të një qendre ku disa mijëra metra katrorë janë të fokusuara vetëm tek mobilimi i shtëpisë? Miksohet jo vetëm luksi, jo vetëm çmimi, por edhe njëlloj arti i veçantë siç janë sixhadet e “Pierre Cardin Home”.


Çmimi më i lirë për mobilimin e të gjithë shtëpisë në “Prestige Home Center”, Rukaj zbulon shifrën

Me mbi 12 mijë metra katrorë aktuale dhe me një projekt për 30 mijë metra katrorë në të ardhmen, “Prestige Home Center” është qendra më e madhe rajonale e mobilimit të shtëpisë. Është koncepti i një qendre nga “A tek ZH” për të mobiluar shtëpinë nga nivelet më të ulëta të mundshme që mund të gjesh jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, deri tek ato më luksozet.

Blendi Fevziu: 12 mijë metra më thatë vetëm në pjesën për mobilimin e shtëpisë dhe 30 mijë në projeksionin e së ardhmes.

Oltjon Rukaj: Ke ardhur në një qendër jo thjesht dedikuar arredimit, por në vijim do të shikojmë që ke ardhur në një qendër që ka mjaft histori brenda.

Blendi Fevziu: Sa vite ka që është krijuar?

Oltjon Rukaj: Vetëm pesë vjet dhe aktualisht jemi në vitin e gjashtë, por me brendet që kemi sjellë ndërkombëtare, do të shikojmë që ka fakte interesante… Kemi rreth 70 brende ndërkombëtare. Ideja është që të jetë për të gjithë njerëzit që duan të blejnë diçka për shtëpinë dhe biznesin e tyre. Slogani është “E gjithë shtëpia juaj” nga “A tek Zh”.

Blendi Fevziu: Sa është çmimi më i lirë që mund të mobilosh?

Oltjon Rukaj: Çmimi më i lirë është që nga 1 mijë e 199 Euro për të mobiluar të gjithë shtëpinë.

Blendi Fevziu: Këtu jemi në një prej kompanive “Nills”.

Oltjon RukajKy është brend i nivelit premium që përfshin projekte të nivelit ndërkombëtar./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article