Opozita bllokon dhe Komisionin e Ligjeve, debate mes Nallbatit dhe Bushkës

11 months ago 18
13:26 31/10/2023

Deputetët demokratë kanë vijuar edhe në Komisionin e Ligjeve strategjinë e bllokimit të axhendës parlamentare. Ata kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka në Komisionin e Ligjeve se me firmën e saj për përjashtimin të 23 deputetëve me 10 ditë, ka shkelur Rregulloren e Kuvendit.

Gazetari Enkel Xhangoli, i cili po ndjek zhvillimet e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ka treguar më në detaje se çfarë ka ndodhur.

Enkel Xhangoli: Ka qenë në vazhdën e tensioneve, por duket se Nallbati nuk ka qenë dakord dhe për masën disiplinore që ai ka marrë duke akuzuar Kuvendin se i ka hequr 10 ditë punë, por debati mes Nallbatit dhe Bushkës është nxitur pasi kjo e fundit i ndërpreu fjalën deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e Nallbatit, i cili shpërtheu në fyerje në Komisionin e Ligjeve, por kjo është një nga format që ka zgjedhur PD për të zhvilluar aksionine  saj deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Më poshtë, ju sjellim një pjesë të debatit në Komisionin e Ligjeve:

Klotilda Bushka: Zonja Muça, fjala për ju.

Gazment Baradhi: Nuk flet zonja Muça fare.

Bledion Nallbati: Ma jep pak fjalën zonjë.

Klotilda Bushka: Nuk ju jap asnjë fjalë. Nëse do e merrni fjalën, kërkoni falje për aktin që bëtë. Nëse do të vazhdoni me të njëjtat akte,

Bledion Ballbati: A ka mundësi ma jep pak fjalën…

/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article