Opozita humbi Himarrë me mbi 1 mijë vota diferencë/ KQZ zbulon datën kur do shqyrtojë ankimimin e zgjedhjeve

1 month ago 11
Reklamë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e opozitës për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë. Ky komision do të mblidhet për të parë nëse pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje qëndrojnë dhe të pranojnë kërkesën e saj për pavlefshmëri në zgjedhje, apo nëse do të lënë në fuqi vendimin që shpalli fitues me 1477 vota diferencë Vangjel Tavon.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve opozita ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit. Gjithashtu opozita akuzoi mazhorancën edhe për përdorim të administratës në zgjedhje me “zbarkimin” siç e kanë quajtur ata, të ministrave në ditët e fundit të fushatës apo dhe intimidim ndaj votueseve, bizneseve dhe pronarëve të hotelerisë.

Nga numërimi i 36 kutive të votimit në zgjedhjet e 4 gushtit, Tavo siguroi 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria 3545 vota. Ndërkohë, 8678 zgjedhës ushtruan të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Himarës, mes kandidatit socialist Vangjel Tavos dhe Petraq Gjikurisë, i cili kandidonte nën siglën “Bashkë Fitojmë” të partive opozitare.

Read Entire Article