Opozita kërkon Komision Hetimor për publikimin e të dhënave

11 months ago 17
Reklamë
17:43 22/09/2023

“Të hetohet publikimi i pagave, llogaritë bankare dhe patronazhistët”

Opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të cilat kanë rrjedhur bazat e të dhënave shtetërore.

Kërkesa është firmosur nga 45 deputetë të opozitës, ndërsa ajo nuk është firmosur nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

Opozita synon që nëpërmjet këtij komisioni të zbardh rolin e patronazhistëve në zgjedhje, publikimin e pagave, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS. Po ashtu, opozita ka paralajmëruar dhe ngritjen e një tjetër komisioni hetimor që lidhet me procedurat e koncesioneve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article