Opozita kërkon të futet në mbledhjen e Komisionit të Etikës

11 months ago 12
16:05 31/10/2023

Komisioni i Etikës është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste për masë disiplinore ndaj 7 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet në Kuvend ditën e djeshme, por deputetët të opozitës kanë kërkuar të futen në ambientet ku po mbahet mbledhja.

Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur deputetët e Rithemelimit me në krye Sali Berishën, Albana Vokshi e Edmond Spahon, të cilët duan të marrin pjesë në mbledhje.

Ata nuk janë lejuar që të futen nga garda. Deputetët e opozitës kërkojnë mbledhje të hapur.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme seanca plenare nisi me kaos e tension dhe degjeneroi në përplasje fizike. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, mbajti të bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article