Opozitarët në këmbë përveç Bashës, çfarë po ndodh në parlament (Video)

9 months ago 13
17:26 15/01/2024

Nisi këtë të hënë sesioni i ri parlamentar. Siç ishte paralajmëruar ajo u shoqërua me protestën e opozitës. Deputetët demokratë bllokuan foltoren. Ata ishin të pajisur edhe me pankarta.

Ndërkohë i pranishëm në seancë ishte edhe Lulzim Basha. Ndryshe nga kolegët e tij demokratë, ai qëndronte ulur teksa Nikolla u kërkonte të tjerëve që të uleshin. Basha u filmua duke shkruajtur dhe folur në celular.

I pranishëm në seancë është edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article