Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën

10 months ago 9
17:40 14/12/2023

Tekniku në kërkim të aventurave të reja, Partizani e Shkëndija në ’Pole Position’

Pritja e Orges Shehit për të zgjedhur të ardhmen, ka mbaruar. Tekniku ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me Tiranën, duke zgjidhur kështu me konsensus marrëveshjen. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij, me Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës që janë në kërkim të trajnerit.

Të kuqtë kanë qenë kandidatë potencialë për të emëruar në pankinë durrsakun, megjithatë kjo do të shihet vetëm në ditët e ardhshme.

Për momentin në stolin e klubit kryeqytetas është drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, i cili është konfirmuar në stol për shkak të rezultateve pozitive. Ndërkaq, situatë e ndryshme në Maqedoninë e Veriut, aty ku Shkëndija e Tetovës është në kërkim të një trajneri.

Orges Shehi ishte objektiv edhe gjatë merkatos së verës, por në fund zgjodhi për të qëndruar tek bardheblutë. Shehi u largua nga Tirana, me drejtuesit që theksonin se trajneri ishte i pezulluar, ndërsa nga krahu tjetër durrsaku e konsideron veten të shkarkuar.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article