Oriola Marashi shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram

6 months ago 3

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka mahnitur sërish ndjekësit e saj në Instagram me një seri fotografish ku ajo shfaqet fantastike.

Duke pozuar nën ujë me një fustan transparent, Oriola ka bërë që admiruesit e saj të mbetën pa fjalë, duke nxjerrë në pah linjat e saj të përkryera.

Në këtë sesion të fundit fotografik, Oriola vërteton se nuk ka frikë të eksplorojë dhe të prezantojë bukurinë e saj në mënyrat më unike.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Fustani që zgjodhi, i përshtatur aq mirë me ambientin, theksoi elegancën dhe sensualitetin në çdo qëndrim të saj.

E njohur për guximin dhe stilin e saj të veçantë, Oriola nuk ka hezituar aspak të ndajë me fansat e saj pamjet mahnitëse.

Foto: Oriola Marashi/Instagram

Modelja, e cila ka fituar famë ndërkombëtare që pas bashkëpunimit me markën e njohur “Guess”, vendosi një makijazh pak më dramatik, duke i theksuar sytë.

Ky postim i fundit në Instagram jo vetëm që ka grumbulluar mijëra pëlqime brenda shumë pak kohësh, por gjithashtu ka shkaktuar një valë komentesh dhe komplimentesh nga fansat dhe ndjekësit.

Oriola Marashi vazhdon të jetë një figurë frymëzuese në industrinë e modës. /Telegrafi/

Foto: Oriola Marashi/Instagram
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Foto: Oriola Marashi/Instagram
Read Entire Article