OSBE: Presim një Kuvend plotësisht funksional

9 months ago 17
19:35 15/01/2024

“Të jetë i fokusuar tërësisht tek reformat”

Ndaj situatës së krijuar në Kuvend reagoi edhe zyra e OSBE-së në Tiranë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, OSBE thotë se pret që Kuvendi të jetë plotësisht funksional për të realizuar reformat e pritshme.

“I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, shkruan OSBE në mesazhin e vet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article