OSBE reagon për Reformën Zgjedhore: Të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme

9 months ago 19
15:33 11/01/2024

Zyra e OSBE në Tiranë ka reaguar pas debateve politike në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë të bërë në platformën “X”, OSBE thotë se është e lumtur të shohë që Reforma Zgjedhore është në qendër të debatit politik dhe shpreh gatishmërinë për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR, si dhe për mundësinë e votimit nga jashtë vendit.

OSBE shprehet se pret të angazhohet me të gjithë aktorët për të rritur integritetin e procesit zgjedhor në kohë për zgjedhjet e ardhshme.

Tv Klan

Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. (1/2)

— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) January 11, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article