OSBE thirrje deputetëve: Të normalizohet procesi parlamentar! Përkushtimi ynë për reformën zgjedhore mbetet i fortë

9 months ago 21
17:03 18/01/2024

Përmes një deklarate zyrtare, OSBE u bën thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar. Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë bëjnë po ashtu me dije se po përkushtohen maksimalisht në reformën zgjedhore.

“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!”, thuhet në deklaratën e OSBE.

Risjellim në kujtesë se të Premten pritet të rifillojë puna e Komisionit të Reformës Zgjedhore, lajm që është konfirmuar dhe nga kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it në vend, Clarisse Pasztory. Kjo e fundit ka zhvilluar takim me bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjinkuri dhe Enkeled Alibeaj, e po ashtu ditën e djeshme me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article