Partia Demokratike deklaroi sot përmes nënkryetares, Oriola Pampuri se plot 709 milionë euro dëm ekonomik ka shkaktuar qeveria për 1 vit në prokurime, tendera e koncesione, sipas raportit përmbledhës së KLSH.
Sipas gjetjeve të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit të kryer në 195 institucione publike, tha Pampuri rezultojnë: -“7.17 miliardë lekë janë dëm ekonomik”, – “64.9 miliardë lekë janë efekte negative për shkak të parregullsive”, – “2.32 miliardë lekë mangësi në aktivitetin kotrollues tatimor”. Në total do të thotë se kemi një dëm prej 72,4 miliardë lekë të reja ose 709 milionë euro përgjatë vitit 2023.
Me fjalë të thjeshta, dëmi për vit 2023 është sa:
– 1/6 e të ardhurave buxhetore të qeverisë për vitin 2023;
– 60 herë më shumë se fondi për Kompensimin e Ish-Përndjekurve Politikë për 2024;
– 20 herë më shumë se fondi për rritjen e mbi 700 mijë pensioneve për vitin 2024;
– 17 herë më shumë se fondi për Kompensimin me Vlerë të Pronarve;
– 6.5 herë më shumë se fondi për rritje pagash për vitin 2024;
– 3 herë më shumë se sa fondi i Ndihmës Ekonomike dhe Paaftësisë.
Kujtojmë këtu që miliona euro në vit abuzime të koncesionareve të shëndetësisë të cilat faturojnë më shumë shërbime se cfarë kryejnë realisht, si në analizat e check-up, hemodializës, aseteve kirurgjikale apo dhe të analizave laboratorike të spitaleve publike. Katër koncesionet në shëndetësi që marrin plot 50 milion euro në vit”, tha Pampuri.
Sipas saj, gati gjysma e këtij dëmi ekonomik ose 34 miliardë lekë (335 milion euro) është shkaktuar nga skema e borxheve dhe keqmenaxhimit të sektorit elektroenergjik me sektorin e ujësjellësve.
“OSHE, OST me borxhe ndaj njëri-tjetrit për shkak të keqpqërdorimit në blerje energjie në tregje ndërkombëtare me cmime mjaft të larta e nga ana tjetër me mos mbledhje të debitorëve të mëdhenj. Ndërkohë mbi 200 milion euro është borxhi që qeveria shqiptare ia ka kompanive të ndryshme për shkak të arbitrazhit ndërkombëtar. Po ashtu mbi 200 milion euro janë dëme të akumuluara në tendera e prokurime sipas raportimeve audituese të KLSH, sikundër dhe Urgjenca e QSUT e cila i kushtoi shqiptarëve plot 17 milion euro, prej 2 muaj është jashtë funksionit për shkak të neglizhencës dhe keqmenaxhimit”.
“Gjithë ky dëm kolosal mund të evitohet, vetëm nëpërmjet një qeverie e përgjegjshme, e cila nuk con qindra million euro cdo vit (tashmë prej së paku 7 vitesh) në koncesione jo efikase dhe korruptive sipas institucioneve të drejtësisë, KLSH apo raporteve ndërkombëtare, abuzime qindra milionshe me tendera e projekte të cilat nuk mbarojnë kurrë, si rruga e Arbërit, Qaf Thanë-Qaf Plloçë, etj., apo në vjedhje në Bujqësi, Turizëm dhe Industri përpunuese me fondet e BE dhe donatorëve të tjerë. Nëse të gjitha këto parë do të përdoreshin në dobi të shqiptarëve, do të mbështeteshin realisht të gjithë ato sektorë e grupe sociale që kanë më shumë nevojë, atëherë çdo shqiptar do të ishte më i motivuar të jetonte dhe punonte në Shqipëri”, tha më tej nënkryetarja e PD.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb