Pa nisur seanca, tensione në sallën e Kuvendit! Opozita përplaset me Gardën, Rama mbërrin në Parlament

10 months ago 21
09:57 20/11/2023

Deputetët e opozitës kanë mbërritur një orë para nisjes së seancës së sotme plenare, të vendosur për të bllokuar punimet e saj. Ata kanë grumbulluar karriget te foltorja e Kuvendit, ndërkohë që Garda është rreshtuar pranë ulëseve të PS.

-Seanca do të nisë zyrtarisht në orën 10:00 dhe parashikohet të miratohen një sërë projektligjesh, më i rëndësishmi ai për buxhetin e vitit 2024.

-Në ambientet e Parlamentit ka mbërritur dhe kryeministri Edi Rama.


09:13 – Rama kaloi mbrapa me makinë, Berisha: Çfarë frikacaku! Sot, aksion i fuqishëm në parlament

Sali Berisha: Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?

Gazetarja: Rama!

Sali Berisha: Rama?  Ça frikacaku, vjen një orë para. Siç erdhi do ikë, do largohet.


Kështu e “priti” Sali Berisha kryeministrin Edi Rama jashtë Kuvendit. Kryedemokrati po jepte një prononcim për mediat, kur pas tij kaloi me makinë kreu i qeverisë. Për Berishën, Rama do të ikë ashtu siç erdhi.

Sa i përket seancës së sotme, Berisha paralajmëron aksion të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të popullit opozitar.

“Aksioni do jetë i fuqishëm dhe ju do jeni dëshmitarë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Ai në këtë mënyrë siç e ka filluar me 10 makina mbrapa do përfundojë me një autokolonë 20 makinësh njësoj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. E patë vetë se si erdhi. Ishit vetë dëshmitarë se si erdhi në parlament”, tha Berisha.


09:38 – Kontrollet para futjes në Kuvend, Dogjani “kapet” me Majkon. Paloka: Janë gati me heq edhe brekët


Procedurat para hyrjes në parlament duket se nuk i kanë pëlqyer deputetit demokrat Asllan Dogjani këtë të hënë.

“Urdhëroni se çfarë bën Edi Rama. Shihni çfarë bën Edi Rama me deputetët. Mos  prekni deputetët. Urdhëroni ça bëjnë me deputetët e opozitës”, shprehet ai në një video live të shpërndarë nga Facebook-u.

Shkak janë bërë kontrollet para hyrjes në sallë. Subjekt i kontrolleve janë bërë të gjithë deputetët.

“A ka mundësi ta dini pse nuk kalohet? Pse o zotëri e bllokoni rrugën”, pyet deputeti Luan Baçi disa prej gardistëve.

Ndërsa Dogjani thotë se më shumë ka gardistë se deputetë.

“Urdhëro ça bëhet me parlamentin shqiptar, më shumë gardistë. Garda më shumë se deputetë këtu”, u shpreh Dogjani.

Një episod ndodhi edhe me deputetin e PS-së, Pandeli Majko.  

“Pandit pse nuk ia hiqni rripin e pantallonave”, pyeti Dogjani.

Ndërsa deputeti socialist iu përgjigj duke i thënë “Boll tani”. Madje i kujtoi se vjen nga Kukësi ku Dogjani ka dalë deputet, ndërsa Majko drejtues politik i PS-së.

“Je kuksian s’të shkon”, i tha Majko.

Më shkon shumë mirë. Ti Pandi je deputet i vjetër, nuk bën kështu. Kur ka vepruar parlamenti me 100 garsdistë tek dera”, iu përgjigj Dogjani.

Ndërsa sipas Edi Palokës, deputetët socialistë janë gati të heqin më shumë se rripin e pantallonave.

“Janë gati me heq edhe brekët këta, po je deputete mi, si po”, tha ai.

Për më shumë mund të shikoni videon.


09:45 – Berisha futet live në Facebook e hedh akuza njëra pas tjetrës: Ulusi je i djegur! Ja Ms.Covidi dhe ministrja e anti-kulturës…

Ashtu siç pritej, ende pa nisur seanca, në sallën e Kuvendit ka tensione mes palëve politike. Punonjësit e Gardës janë rreshtuar pranë foltores dhe ulëseve të PS-së, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk heqin dorë nga përpjekjet për të bllokuar punimet e Parlamentit.


Ndërkohë kreu i demokratëve Sali Berisha është futur në lidhje Live në Facebook-un e tij, duke hedhur akuza të njëpasnjëshme ndaj mazhorancës, që nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e deri te kreu i qeverisë Edi Rama.

Sali Berisha: Po pse i mbani këto gardistë, keni kaq frikë prej opozitës?!  Këtu është me mosbindje civile, por nuk ka punë me ju, gjithë problemin e ka me Edi Ramën. Në ditën më solemne, Çuçi s’ka ardhur fare, në ditën që duhet të miratohet buxheti. Këta kanë tmerr nga buxheti se është ai i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. Ku lejnë Felajt, felë për të tjerë?! Më mirë thojini asaj mos të çojë 4 familjarë nëpër Prokurori, se kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore se u premtoi banditëve lirimin, shkloi kjo e çliroi, e di vetë sa pagoi. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ja ku erdhi Ulsiu, që i ka ditët e numëruara, bodyguardi i Edi Ramës, ik më mirë para se të heqë ai ty! Taulanti s’ka ardhë akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që është njeriu më i lidhur me bandat. Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund! Ministrja e Anti Kulturës që i jep tendera thjeshtrës, në kundërshtim me çdo standard, ajo akordon me firmën e saj, me zemrën e saj, tendera vetëm thjeshtrës së parë të vendit.

Po ajo tjetra? Ms.Covidi, ajo që çoi në atë botë dhjetëra mijëra shqiptarë për shkak të vjedhjeve të tmerrshme. Ajo është për t’i thënë Misses Mortja, por me vjedhjen e të sëmurëve, është kampione në botë. Po, po ke vjedhur! Ke vjedh me Edi Ramën ndaj dhe ke imunitet. Ministrja që e mbylli me 20 mijë të vdekur, me rekord botëror. Ajo është Ibrahimi, një falsifikatore e famshme. Ajo tjetra nuk ka ardh ajo, ish-ministrja e Financave se edhe ajo ka marrë një post të ri, kjo është pak a shumë. Ulusi, ka një pyetje: A ka mbetur mushkë në fshatin tënd pa u punësuar? Se farefis si i ke pas i ke punësuar të gjithë me nga dy rroga, por në fund thonë se ka marrë dhe mushkat e fshatit për të të bërë ty qejfin. E ka vendin tek Shullazi, se është një kriminel elektoral. Ulusi, bëj sa të duash bodyguardin e Edi Ramës, por krimi elektoral do të të ndjekë ty gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur./tvklan.al


Read Entire Article