Padia për shpifje prej 475 mln dollarësh kundër CNN, hidhen poshtë akuzat e Trump

1 year ago 13
Reklamë

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë padinë e Donald Trump për shpifje prej 475 milionë dollarësh kundër CNN, në të cilën ish-presidenti pretendoi përshkrimin e rrjetit të mashtrimit zgjedhor si “gënjeshtër e madhe” që e lidhte atë me Adolf Hitlerin.

Gjykatësi amerikan Raag Singhal, i cili u emërua nga Trump në vitin 2019, deklaroi se fjalët e CNN ishin opinion, jo fakt, dhe për këtë arsye nuk mund të jenë objekt i një pretendimi për shpifje.

“Deklaratat e CNN-it, megjithëse ishin të neveritshme, nuk janë çështje ligjore për shpifje”, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me këtë përfundim të hetimeve zëdhënësi i Trump, deklaroi se janë plotësisht dakord me përfundimet, teksa theksuan se CNN do të mbajë përgjegjësi për fjalorin e përdorur ndaj ish-presidentit amerikan.

Padia, e cila u ngrit në tetor të vitit 2022, theksoi pesë raste në të cilat CNN ose publikoi histori ose transmetoi komente duke iu referuar pohimeve të Trump për zgjedhjet e vitit 2020 si gënjeshtra e tij e madhe. Fraza lidhet gjithashtu me përdorimin e propagandës nga regjimi nazist.

Në formuarin e dorëzuar thuhej se përbënte një përpjekje të qëllimshme nga CNN për të propaganduar tek audienca e saj, një lidhje midis Trump dhe Adolf Hitlerit.

Që nga fillimi i fushatës së tij të parë presidenciale në 2015, ish-lideri amerikan ka sulmuar shpesh mediat, tek të cilat nuk i pëlqen mënyra se si trajtojnë situatat në lidhje më të.

Trump është kandidati kryesor për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, pavarësisht se po përballet me padi, të cilat janë shtuar me përparimin e hetimeve.

Top Channel

Read Entire Article