Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses ‘ndezin’ debat në Kuvend, Spaho-Nikollës: Lodhen shumë ata, po ju s’keni vota

11 months ago 21
Reklamë
17:56 21/09/2023

Këtë të Enjte në Kuvend ka pasur diskutime sa i takon projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses. Socialistët kërkuan shtyrjen me një javë të votimit të këtij projektligji, gjë që shkaktoi kundërshti tek opozitarët.


Deputeti Edmond Spaho tha se mazhoranca nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për ta kaluar si ligj, duke hedhur akuza se Gjykata Kushtetuese është terësisht nën kontrollin e qeverisë.

Edmond Spaho: Sikurse  e thotë dhe zoti Shehu, po kërcëjmë nga një degë në një degë.

Lindita Nikolla: Po vetë e kërkove zoti Spaho, nuk po ju detyroj…

Edmond Spaho: Unë e kërkova?

Lindita Nikolla: E shtypët sustën dhe del emri këtu për procedurë.

Edmond Spaho: Po, dakord, por po kërcëjmë nga një degë në një degë…

Lindita Nikolla: Po mos kërce! Mos e shtyp sustën!

Edmond Spaho: Po flisnim për shtetësinë dhe tani po hidhemi te Gjykata Kushtetuese. Meqënëse hymë këtu tani, është hera e dytë që kërkoni ta hiqni nga rendi i ditës, tregoni ekzaktësisht dështimin me reformën në drejtësi dhe kapjen e sistemit të drejtësisë. E filluat me sistem të dyfishtë pagash, dhatë paga jashtë legjislacionit shqiptar, më pas u penduat. Para disa muajsh, kryeministri i futi brenda sistemit këta, tani po na i nxirrni prapë jashtë që të marrin dyfishin e pagës së Presidentit këta, dhe për më tepër me iniciativën e Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e së cilës lodhen kaq shumë se gjykojnë një çështje një herë në 3 muaj, i drejtohen qeverisë sepse kanë garanci se qeveria ua realizon. Është hera e dytë që e shtyni, do ndryshojë ligji në substancë? Prandaj ju duhet të jeni të ndershëm me qytetarët, t’u thoni ne e tërheqim se s’kemi vota, s’kishit radhën e kaluar, s’keni sot. Pavarësisht pazarit me Bravën, nuk ju shpëton kjo. Askush nuk do ju lavdërojë për këtë që po bëni, 10 vendime kanë nxjerrë deri më sot dhe ato në favor të qeverisë. Ndërkohë kur PD ishte në pushtet ajo gjykatë ka nxjerrë 37 vendime kundër qeverisë së Berishës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article