“Pagat në turizëm u rritën”/ Rama nga shkolla e Hoteleri-Turizmit: Mos ikni

1 year ago 22
Reklamë

Kryeministri Edi Rama gjatë të gjithë muajt gusht përmes intervistave në mediat italiane dhe ato spanjolle, përfshi postimet në rrjetet sociale, ka folur për sekretin e suksesit të turizmit shqiptarë këtë sezon.

Nuk është mjaftuar me kaq i vetëdijshëm, se ky shtim i përvitshëm turitësh kërkon njerëz të kualifikuar në këtë sektor.

Në funksion të kësaj, vizitoi shkollën e rikonstruktuar të Hoteleri-Turizëm në Tiranë, e cila ka nisur certifikimin nga Shkolla e Lausannes, duke inkurajuar të tjerë të rinj e të reja për të marrë këtë shkollim,

“Takova këtë verë disa operatorë në zonën e Dhërmiut atje dhe ata thoshin që s’është më pyetja sa është paga, por sa është aftësia dhe kapaciteti profesional i atyre që marrim sepse pagat janë absolutisht shumë të larta, kështu që mësoni sa më mirë”.

Gjatë turit në këtë shkollë zëvendës ministria e Financës Olta Manjani foli për reformën e nisur në arsimin profesional me objektivin e arritjes të standardeve europiane.

“Kjo është një shkollë që po futet në një fazë shumë të rëndësishme transformimi. Për faktin që i shërben edhe një sektori, i cili po përballet me sfida te reja tanimë. Dihet që Shqipëria turistike ka hyrë në një fazë të avancuar të zhvillimit të saj dhe patjetër për t’iu përgjigjur këtyre sfidave është shumë e rëndësishme që ne të përgatisim edhe kapacitetet dhe burimet njerëzore, një pjesë të tyre e kemi sot këtu”.

Në shkallë vendi janë 12 shkolla të mesme profesionale që ofrojnë programe studimore në Hoteleri-Turizëm.

Top Channel

Read Entire Article