Paketa e Sigurisë në Shkolla/ Balla: Do të sjellim ndryshime në Kodin Penal, ndëshkime më të ashpra për shpërndarësit e drogave

11 months ago 13
Reklamë
12:44 21/09/2023

Ministri i Mbrojtjes, Taulant Balla, ka kërkuar mbështetjen e të gjithë depuetëve të Kuvendit të Shqipërisë për Paketën e Sigurisë në Shkolla, pasi thekson se të rinjve po ju rrezikohet jeta nga substancat narkotike.

Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se shumë shpejt do të sjellin në Kuvend ndryshime në Kodin Penal për të përforcuar Paketën e Sigurisë në Shkolla.  

Taulant Balla: Dua që t’i kërkoj Kuvendit pa asnjë dallim, të majtë dhe të djathtë për ta çuar të gjithë bashkë këtë Paketë të Sigurisë në Shkolla. Të rinjve shqiptarë ju rrezikohet jeta nëse nuk ndërhyjmë ne sot. Na duhet që në kuadër të këtij koalicioni mbarëbotëror kundër dorgës të kemi mirëkuptim të gjithë bashkë që lufta kundër këtij fenomeni t’i tejkalojë ndasitë e vjetra politike.

Ne do të sjellim në Kuvendin e Shqipërisë shumë shpejt ndryshime në Kodin Penal dhe besoj që ndjesia e shtetarit duhet të prevalojë mbi nevojën e politikanit dhe besoj që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të japin mbështetje për të garantuar që çdo keqbërës dhe shpërndarës lëndsh narkotike, që i afrohen shkollave të marrin një ndëshkim më të ashpër, është rrethanë rënduese. Ne duhet të garantojmë një perimetër sigurie përtej oborrit të shkollës dhe kemi futur të gjitha rrugët dhe rrugicat që rrethojnë shkollat./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article