Paketë ligjore kundër dhunës! Italia kërkon të ndalojë sherret mes të rinjve

1 year ago 33
Reklamë

Dhuna mes të rinjve është kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha në Itali.

Për të frenuar këtë fenomen, Ministri I Brendshëm, Matteo Piantedosi njoftoi se qeveria po punon për hartimin e një pakete të re ligjore për të garantuar më shumë siguri.

Sot ka të rinj që marrin armët dhe i përdorin për arsye të parëndësishme, pa respekt për jetën e të tjerëve. Qeveria po punon për të nisur sa më shpejt një paketë masash për të garantuar siguri më të madhe. në qytetet tona. Paketa ka të bëjë me vendosjen e rregullave më efektive si për parandalimin ashtu edhe për represionin, duke kombinuar plotësisht nevojën absolute për shërimin e të miturit.“-njoftoi Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi .

Në një intervistë të dhënë për  Il Messaggero, ministri pohoi se arrestimet nuk janë zgjidhje.

“Operacioni policor nuk mund të jetë i vetmi instrument ndërhyrjeje, por duhet të ofrohen mundësi të reja dhe më të mira për të rinjtë e zones. Na duhen të ndërhymë në nivelet sociale, arsimore, kulturore dhe sportive“.

Sa i takon çështjes së sigurisë, Piantedosi njoftoi shtim të forcave të karabinierëve në disa qytete. Ndërsa pohoi se nuk do të tolerohet emigrimi i paligjshëm. të gjithë emigrantët që do të kapen pa letra do të dëbohen menjëherë nga territori i gadishullit Apenin.

Top Channel

Read Entire Article