Pakti PS-PD për Zgjedhoren, Bardhi: Formula për shpërndarjen e mandateve, qartësisht më efikase se herësi më 2021

3 months ago 14

Sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, u miratuan me 18 vota pro dhe 1 kundër propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2025.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij tha se formula për shpërndarjen e mandateve është qartësisht më efektive se herësi i vitit 2021.

Bardhi, duke u ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, tha se deputetët e zgjedhur më 2021 janë produkt i listave të mbyllura. Më tej, ai tha se nëse arrihet vota e diasporës, do të jetë një arritje.

Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Unë mëndoj që diskutimi në këtë fazë të punës që është Komsioni i Ligjeve, do duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma.  E gjithë retorika e kolegëve që mbrojnë një qasje të ndryshme nga ajo që kanë propozuar grupi i dialogut bien në një të dhënë të vetme. Ne këtu jemi deputetë listash, nga i pari tek i fundit. Secili prej nesh këtu ka qenë produkt i një procesi me lista të mbyllura. Fakti që sot ka kolgë që kundërshtojnë qendrimin e partive të tyre rrëzojnë çdo tezë që ky po i lëpihet atij apo ky po i lëpihet këtij.  A qendrojnë të gjitha propozimet që kanë ardhur? Nga njëqind përqind të hapura e deri tek  në  njëqind përqind të mbyllura, secila ka avantazhet apo disavantazhet e veta.  Do të ishte shumë mirë që të kishim bërë një diskutim më të gjatë, më transparent edhe ne Komisionin e Ligjeve.  Fakti është  se ashtu siç është sot Kodi Zgjedhor, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, listat janë njëqind përqind të mbyllura. Kush thotë të kundërtën gënjen! Sepse sipas dispozitës që ka ngelur në këmbë, fakti që lista mbetët e pa ndryshuar nga ajo që çon partia dhe mund të ndryshohet vetëm nëqoftëse thyhet hersi dhe në mungesë të hersit nuk ndryshon lista. Pra sot ne kemi lista njëqind përqind të mbyllura.

Çfarë na prodhoj historia e sistemit që kishim në fuqi në 2021? Na prodhoi që nga ai sistem me një herës që ishte përcaktuar në mënyrë të njëanshme e thyen vetëm 3 deputet.  Pra 137 deputet u zgjodhën nga partitë dhe vetëm 3 prej tyre erdhën këtu si rezultat i votave personale jashtë vullnetit të partisë.

Tani na ka ardhur një propozim, Dashi tha 39 Enlekejdi tha 46, nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyrë që do futen nga lista fikse dhe nga lisita me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë. Unë mendoj se zgjidhje radikale dhe që shkojnë nga ekstremi në ekstrem, dhe pa eksploruar një zgjidhje me faza nuk na ndihmojnë.  Duhet ta konsiderojmë edhe këtë si test! Nuk e dime se cfarë do të prodhoje! Mund të rezultoje më i mirë i mundshmi ose më i keqi, por qartësisht jemi para një progresi krahasuar me atë që kishim. A mund të ishte më  i mirë variant që propozoi shoqëria civile që kemi në tryezë sot, a mund të ketë edhe një opsion tjetër. Të gjitha janë të vlefshme.

Për mua më shumë rëndësi nuk ka si do të jetë sistemi apo lista. Për mua arritje është fakti që bëjmë efektive  dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do duhet të miratoje deri në gusht aktet për votimin e shqiptarëve jashtë vendit. KQZ do duhet të veproje në kohë. Do duhet të jemi të vërtetë, parashikimi për votën e atyre që jetojnë jashtë vendit ka qënë në fuqi që në vitin 2020, por nuk është bërë efektiv për faktin se KQZ nuk miratoi aktet nënligjore. Ne do duhet të kemi garancinë e duhur që kësaj here KQZ, të veproje në kohë. Kjo është arritja më e madhe e kësaj që miratojmë sot.

Ndërkohë Reforma Zgejdhore duhet të vijojë gjatë muajve në vijim edhe me pjesët e tjera, që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article