“Palaço”/ Degradon debati mes Bardhit dhe Felajt: Mbylle gojën hajdute, gjobaxhie biznesesh

1 year ago 29
Reklamë

Ka degraduar në përdorimin e fjalëve fyese mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.

Gjatë seancës plenare ku Bardhi mbante fjalën, Felaj e etiketoi me fjalën “palaço” , ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së nuk i kurseu ofendimet dhe akuzat, se ka marrë ryshfete dhe është e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Bardhi: Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat për të drejtat e Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur.
Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin. Ju jeni fasada e inceneratorëve, i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te inceneratorët pas 6 orësh e çon 220 mijë euro…

Felaj: Palaço…

Bardhi: Hajdute, gjobaxhie qe kë pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln nga bizneset. Je pjesë e dosjes, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranë për t’i vënë gjoba bizneseve e qytetarëve. Ti je fasada e incerenatorëve. Ti dhe një pjesë prej këtyre keni shkuar dhe jeni bërë fasadë për incernearotët. Flisni ju për procedura. Mbylle moj gojën…

Drejtuesja e seancës plenare Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën bardhit pas degradimit të debatit, ndërsa Felaj i përgjigjej nga vendi.

Top Channel

Read Entire Article