Pamje nga thellësia e detit që tregojnë aeroplanmbajtësen japoneze – për herë të parë – që nga fundosja e saj nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore

1 year ago 65
Reklamë

Eksploruesit e detit kanë kapur pamje të pabesueshme të mbetjeve të tri anijeve ikonë nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra milje larg Midway Atoll, pothuajse në gjysmë të rrugës midis SHBA dhe Japonisë, imazhet janë fotografitë e para nga afër të një aeroplanmbajtëse japoneze që nga fundosja e saj në vitin 1942.

Kjo është një nga fotografitë e para nga afër të një aeroplanmbajtëse japoneze që nga fundosja e saj në vitin 1942.

Anija Eksplorimi Nautilus, e operuar nga organizata jofitimprurëse Ocean Exploration Trust, kreu kërkimet rreth rrënojave.

Një nga armët e mëdha në kuvertën e poshtme të Kaga. Aeroplanmbajtësja ishte ndërtuar fillimisht si një luftanije.

Përveç Akagi, që u gjet për herë të parë në vitin 2019, ekipi kreu gjithashtu kërkimet e para gjithëpërfshirëse të Kaga të Marinës Perandorake Japoneze dhe USS Yorktown.

Aeroplanmbajtësja japoneze Akagi – para se të fundosej gjatë betejës së Midway.

USS Yorktown u zbulua 25 vjet më parë në maj të vitit 1998 gjatë një ekspedite të përbashkët të Marinës së SHBA dhe të Shoqatës Kombëtare Gjeografike të udhëhequr nga Robert Ballard, themeluesi i Ocean Exploration Trust, në bashkëpunim me Marinën.

Beteja ndodhi rreth 1300 milje në veriperëndim të Hawait – pothuajse saktësisht në gjysmën e rrugës midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në mes të Oqeanit Paqësor.

Automjetet me telekomandë u përdorën për të kapur imazhe të anijeve me misionin që përfshinte më shumë se 100 ekspertë nga vende të ndryshme. /Telegrafi/

Read Entire Article