Në sulmet ajrore ruse që i filluan në natën e ndërrimit të moteve në Odesa të Ukrainës, ka humbur jetën të paktën një person, por ukrainasit kanë treguar një rezistencë simbolike duke kënduar këngën “Chervona Kalyna” nga dritaret e apartamenteve të tyre.
Pritja e vitit të ri 2024 në tërë territorin e Ukrainës ishte në rend të dytë, duke marrë parasysh pushtimin që e filloi Rusia kundër tyre, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht sulmeve që vinin nga ajri atë mbrëmje, ukrainasit kanë gjetur një mënyrë dhe arsye për të kënduar, fjala është për këngën patriotike ukrainase “Chervona Kalyna”.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen banorët që nga dritaret e apartamenteve në Odesë këndojnë këngën e njohur si një simbol i rezistencës kundër agresionit rus.
Në natën e ndërrimit të moteve edhe ukrainasit filluan kundërofensivën siq e kishte paralajmëruar edhe presidenti i vendit Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/
Odesa. People sing “Chervona Kalyna” after being attacked by the “shahed” drones on New Year’s night.
The Russian-Iranian axis of evil can go fuck itself. #StandWithUkraine pic.twitter.com/bfKOsXi1iU
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) January 1, 2024