Pamje që tregojnë shkatërrimin e sistemit raketor të mbrojtjes ajrore armene

1 year ago 51
Reklamë

Azerbajxhani dhe Armenia filluan luftën në mëngjes, e treta me radhë që dy vendet po luftojnë pas viteve 1992-1993 dhe 2020.

Konflikti që në fillim ka nisur me intensitet të lartë, transmeton Telegrafi.

Azerbajxhani aktualisht përdor të gjitha llojet e artilerisë konvencionale dhe raketore në sulme, dhe një sulm u krye në sistemin armen të mbrojtjes ajrore TOR M1, i cili u shkatërrua në orët e para të konfliktit.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një sistem raketor TOR M-1 u shkatërrua, në një kodër mbi një vendbanim.

Për momentin nuk ka informacione se me çfarë është shkatërruar ky sistem raketor. Disa thonë se është një raketë Su-25, të tjerë thonë se është një dron kamikaz Harop.

Dihet se para fillimit të luftës së dytë armeno-azerbajxhane, Armenia bleu një sasi të caktuar të sistemeve të mbrojtjes ajrore Tor M1 nga Rusia, të cilat u përdorën në luftën e vitit 2020. /Telegrafi/

BREAKING:

Azeri missile strike destroys a Tor air defense system in Khankendi.

It looks more and more like full-scale war is breaking out in Nagorno-Karabakh.pic.twitter.com/kbVkMj6vU1

— Visegrád 24 (@visegrad24) September 19, 2023

Read Entire Article