Pamje të papublikuara – momenti kur Jonida Vokshi ishte shpallur ‘Miss Tirana’ në moshën shtatë vjeçare

7 months ago 12

Ajo është njëra nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për bukuroshen Jonida Vokshi, e cila veç aktrimit e rolit të prezantueses, ka qenë këngëtare dhe ishte shpallur ‘Miss’ që e vogël.

E njëjta ishte e ftuar së fundmi në ‘S’e Luan Topi”, ku ka folur për të kaluarën dhe rrugëtimin e saj në karrierë.

Foto: Screenshot/YouTube

Asaj iu publikua edhe një video kur ishte shpallur ‘Miss Tirana’ në moshën shtatëvjeçare.

Këto pamje nuk i kishte as Vokshi që u emocionua në momentin që dolën në ekran.

Foto: Screenshot/YouTube

“Sa kujtim i bukur”, tha ajo.

Jonida vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në shoubizin shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

Read Entire Article