Pamje të reja të sulmit në Pragë – sulmuesi u sistemua me pushkën e tij të gjatë në ballkonin e objektit dhe gjuante pa pushim

10 months ago 9

Pamje të reja janë publikuar në internet lidhur me sulmin masiv që tronditi Çekinë pasditen e së enjtes, në një objekt universiteti në Pragë.

I dyshuari që vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë është parë në ballkonin e objektit universitar duke shtirë pa pushim me pushkën e tij të gjatë me optikë, transmeton Telegrafi.

⚠️🇨🇿More Footage released of the Prague shooter opening fire from the rooftop of Prague University. pic.twitter.com/bVJk7aktHV

— Ignorance, the root and stem of all evil (@ivan_8848) December 22, 2023

Sulmi i cili ndodhi në objektin e Fakultetit të Arteve të Univeristetit Charles, cilësohet si më i rëndi në historinë e Çekisë.

Pasi kishte kryer sulmin në këtë objekt, i armatosuri kishte vrarë vetën pasi ishte rrethuar nga autoritetet.

Autoritetet thanë se provat sugjerojnë se sulmuesi kishte vrarë gjithashtu një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyllë afër Pragës, javën e kaluar. Megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.

Zyrtarët thanë në një konferencë shtypi të premten se studentët u barrikaduan në dhomat e ndërtesës së universitetit gjatë sulmit dhe se policia duhej të shkonte kat më kat për t’i nxjerrë ata jashtë.

Disa pamje të tjera të cilat bënë xhiron të enjten, tregonin se si një numër studentësh u fshehën në parvazin e objektit për t’i shpëtuar sulmuesit. /Telegrafi/

Read Entire Article