Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik

3 months ago 13
Reklamë

Policia ka qëlluar një sulmues me thikë i cili plagosi tre persona në një demonstratë të ekstremit të djathtë në qytetin gjerman të Mannheim.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në sheshin e qytetit.

“Kundër sulmuesit është përdorur një armë zjarri”, tha policia në një deklaratë.

Nga pamjet e publikuara së fundmi shihet vrasësi teksa godet me thikë në qafë një oficer nga pas, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Videoja gjithashtu tregon sulmuesin duke luftuar me një tjetër burrë dhe duke lëvizur me thikë në dorë ndërsa të tjerët përpiqeshin ta ndalonin.

“Aktualisht një operacion i madh policor po zhvillohet në sheshin e tregut të Mannheim”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Një helikopter shpëtimi është gjithashtu në përdorim. Nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”, shton deklarata.

NEW – Brutal knife attack on Islam critic Michael Stürzenberger in Mannheim, Germany. Several people injured, suspect shot. pic.twitter.com/Zyet3Xhuqq

— Disclose.tv (@disclosetv) May 31, 2024

Deri më tani, ashpërsia e plagëve, duke i përfshirë edhe ato të sulmuesit, nuk dihet.

Siç raportohet, i plagosur ka mbetur edhe aktivisti anti-islamik Michael Sturzenberger, i cili ishte bërë pjesë e tubimit me një kërkesë të dukshme në parullat e tij: “Stop islamit politik”. Andaj, dyshohet se sulmi ishte planifikuar, me sulmuesin që synonte aktivistin.

Ndryshe, Sturzenberger u bë i njohur në të gjithë Gjermaninë përmes peticionit kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih. Ai u dënua dy herë: për ofendim të punonjësve të policisë dhe për denigrim të mësimeve fetare. /Telegrafi/

Read Entire Article