Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e mbrëmshëm para opinionit tha se në demonstratat në Beograd ishin 2490 persona.
Por siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet ajrore e mohojnë këtë.
Evo njegovih 1195 protestanata! pic.twitter.com/zdOBM7z2SR
— Srđan Crnjanski (@CrnjanskiSr) December 24, 2023
Ndryshe, siç ishte raportuar nga mediat serbe, demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” mbrëmë kanë tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit në Beograd.
Gubašev dron pic.twitter.com/jGlnU837CG
— Daniel Bukumirovic (@bukumir) December 24, 2023
Me ç’rast, siç është thënë më tej, janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të hyrjes.
“Nuk ka revolucion. Ne po përpiqemi të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit me një reagim paqësor. 2490 persona janë të pranishëm sonte, 1195 po përpiqen të hyjnë në parlament…”, kishte deklaruar Vuçiq.
Demonstratat përfunduan me reagimin e policisë, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” doli dhe e akuzoi Vuçiqin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën. /Telegrafi/