Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Faleminderit për atë që ke bërë për Kishën

9 months ago 42

Papa Françesku i ka shprehur afërsinë shpirtërore kardinalit Ernest Simoni me një letër drejtuar këtij të fundit në 60-vjetorin e arrestimit të tij ga regjimi komunist në Shqipëri, duke i uruar përzemërisht Krishtlindjen.

  • foto galeri

Letra e Papës:

Nga Vatikani 30 dhjetor 2023

I dashur Vëlla,

Dëshiroj t’Ju shpreh afërsinë time shpirtërore me rastin e 60-vjetorit të arrestimit tuaj. Faleminderit për dëshminë, faleminderit për çka bëre e bën për Kishën. Vijo të jesh ikona gëzimplote e dashurisë së Krishtit, Bariut të Mirë, që flijoi jetën për të gjithë.

Duke Ju uruar Krishtlindje të Shenjta, ju jap me gjithë zemër bekimin tim, të cilin e shtrij edhe mbi të gjithë ata të cilët ndajnë me ty këtë çast hiri. Lutuni për mua, ashtu si e edhe unë do të lutem për Ju e të dy do të lutemi për paqen në botë.

Vëllazërisht

Françesku

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article