Papa Françesku mbërriti në Mongoli sot paradite për udhëtimin e tij të parë nëpër vendin me mbizotërim budist.
Vizita shihet si një shfaqje mbështetjeje për 1,400 katolikët që banojnë atje, një nga komunitetet më të vogla dhe më të reja katolike në botë si dhe një përpjekje për të mbajtur një prani midis Kinës dhe Rusisë, të cilat të dyja kanë marrëdhënie të tensionuara me Vatikanin.
“Kjo është një përpjekje e qartë e Selisë së Shenjtë për t’u kujdesur për Azinë Qendrore,” tha Michel Chambon, një studiues i katolicizmit në Azi. Duke folur për nevojën për të përjetuar Mongolinë, Papa tha së fundmi se: “Ka vetëm pak banorë, një popull i vogël, por një kulturë e madhe. Mendoj se do të na bëjë mirë të përpiqemi ta kuptojmë këtë heshtje të gjatë e të madhe, të kuptojmë se çfarë do të thotë, por jo intelektualisht, por me shqisa.”
Rikujtojmë, se së fundmi Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës, duke shpjeguar se Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët.
Top Channel