Papa Francesku pret të përndjekur politikë shqiptarë, Ndregjoni: Bekim për paqe e demokraci!

10 months ago 18
Reklamë

TIRANE

Papa Francesku ka pritur në Vatikan përfaqësinë e të përndjekurve politik shqiptar, ku gjatë takimit është njohur me krimet e komunizmit.

Presidenti i Unionit të ish të Përndjekurve Politikë të Shiqpërisë Besim Ndregjoni shprehet se i dorëzuan Papa Franceskut harten e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit dhe sollën në vëmendje faktin se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka dënuar krimet e komunizmit dhe janë mbi 6 mijë shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur.

“Papa bekoi kombin shqiptar dhe të gjithë të përndjekurit politik për sakrificat, martirizimet ndaj diktaturës. Ai tregoi një kujdes dhe respekt ndaj të përndjekurve politikë shqiptar dhe bekoi kauzën tonë, si përçues të paqes dhe jo urrejtjes”-shprehet Presidenti i Unionit të ish të Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article