Paqe në derbin kuqezi

10 months ago 22
09:21 12/12/2023

Empoli i Berishës, Ismajlit dhe Shpendit barazon 1-1 në shtëpi me Leçen e Ramadanit

Derbi i shqiptarëve në Serie A, Empoli-Leçe  përfundon 1-1. Në stadiumin “Castellani”, miqtë kaluan në avantazh me Bandën në minutën e 64, që përfitoi nga një gabim i Berishës.

Por toskanët barazuan në minutën e 71 nga autogoli i Rafias pas krosimit të Kambiaghit.

Nga minuta e parë për vendasit portieri Berisha dhe mbrojtësi Ismajli, ndërsa për miqtë në mesfushe luajti mbrojtësi kuqezi Ramadani.

Nga minuta e 41 për Empolin u fut në lojë sulmuesi i Shpresave, Stiven Shpendi. Pas 15 takimesh, Leçe shkon në 17 pikë, kurse Empoli ka 12.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article