Koreja e Jugut organizoi paradën e saj të parë ushtarake pas një dekade, duke shfaqur arsenalin e avancuar, e cila tregoi ndryshimet që vendi ka bërë për vite me radhë.
Ndryshe nga Koreja e Veriut, e cila organizon parada të tilla rregullisht, Koreja e Jugut i shënon zakonisht në Ditën e Forcave të Armatosura, kryesisht një herë në pesë vite ose më shumë.
Parada e fundit që vendi organizoi ishte në vitin 2013, në të cilin u zgjodh të mbahej një ceremoni festive në vend të ngjarjes ushtarake, në përputhje me tentativat presidentit të asaj kohe në përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.
Rreth 4,000 trupa marshuan përmes kryeqytetit, teksa u shoqëruan nga një turmë plot energji që nuk i pengoi as shiu për të qëndruar me orë të tëra dhe brohoritur në shenjë gëzimi.
Ata shoqëroheshin nga 170 pajisje ushtarake, duke përfshirë drone ajrore dhe detare, tanke e raketa. Moti i keq nuk ishte favorizues për shfaqjen me avionët luftarakë, e cila u anulua.
Për të treguar mbështetjen dhe aleancën e fortë me SHBA-në, pjesë e paradës ishin edhe 300 personel ushtarak amerikan.
Top Channel