Parakalimi i ushtrisë serbe nëpër Prijedor/ Zbërthehet “mesazhi” i Serbisë – Edhe Kosova në rrezik?!

2 months ago 15
Reklamë

Siguria në rajon tashmë është bërë një nga temat më të ndjeshme si për opinionin vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

Lidhja që Serbia dhe Rusia po vazhdojnë të kenë po vazhdon të sjell një pasiguri në Ballkani përsa i përket situatës së sigurisë.

E këtë shqetësim së fundmi e përforcoi edhe parakalimi i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë në qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor.

Ky parakalim është diskutuar që është bërë pa pëlqimin e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas RTRS-së, ata që parakaluan ishin kadetë dhe veteranë të Akademisë Ushtarake në Beograd.

Zheljko Komshiq, zyrtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) ka reaguar në Facebook duke thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

“Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” tha Komshiq, i cili është përgjegjës për politikë të jashtme dhe siguri.

Kujtojmë që në paradë morën pjesë edhe zyrtarë të Republikës Sërpska dhe të Serbisë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, shfrytëzoi këtë ngjarje për ta shtyrë përpara përsëri synimin e tij për shkëputjen e entitetit serb nga Bosnja “nëse Sarajeva, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, përpiqet t’ia marrë pronën e saj”.

Ndër të tjera, ai përsëriti se Republika Sërpska nuk do të lejojë që Bosnja e Hercegovina t’i bashkohet NATO-s.

Mirëpo, këto veprime të Serbisë a janë një kambanë alarmi edhe për Kosovën që në çdo çast ndihet e rrezikuar nga Serbia. Si mund të ndalet ky agresion?

Halimi: Vendi ynë i ka dhënë zgjidhje njëherë e mirë çështjes politike, duke u bërë shteti i pavarur e sovran, me sistem politik e territorial të unifikuar

Image

Armend Halimi

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet se akti i djeshëm është një sinjal që siguruaa në Bosnjë është ende e brishtë.

Tutje ai thotë që ende nuk i është dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes politike të Bosnjës.

“Akti i djeshëm provokativ i Serbisë në Bosnjë me parakalim të një grupi siç u tha ushtarësh të Serbisë, veç tregon sistemin e brishtë politik, për rrjedhojë të sigurisë në atë vend.  Në fakt, mënyra si është krijuar ajo federatë dhe si funksionon, nuk lë vend për befasi, aq më tepër kur dihet se kush është në krye të Serbisë dhe Republika Srpska. Andaj, konsideroj se ende nuk i është dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes politike të Bosnjës, dhe gjersa vazhdon të jetë kështu, edhe siguria, përkatësisht pasiguria atje është sfidë e madhe”, foli ai.

Nga ana tjetër, Halimi nënvizon që Kosova për dallim nga Bosnja është një shtet i pavarur dhe i ka dhënë zgjidhje çështjes politike.

Por mesazhi nga ngjarja në Bosnjë që mund të marrin është që Asociacioni nuk duhet formuar asnjëherë në Kosovë.

“Kurse, kjo është e pakrahasueshme me rastin e Kosovës.  Vendi ynë i ka dhënë zgjidhje njëherë e mirë çështjes politike, duke u bërë shteti i pavarur e sovran, me sistem politik e territorial të unifikuar, për rrjedhojë edhe sigurinë e ka në nivel më të lartë. Por, krejt kjo është një mësim, se sa i dëmshëm është projekti i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, si klon i Republikës Srpska”, ka folur Halimi për “Bota sot”.

Elezi: Kosova të marr çdo informacion me kujdes

Image

Bedri Elezi

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur edhe eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai thotë që ky parakalim është një sinjal shumë i ashpër për sigurinë e Ballkanit.

Sipas tij, Serbia po i bën këto veprime për të provokuar situatën e sigurisë në rajon.

“Informacioni se Forcat e Serbisë kanë parakaluar këtë diele në një ceremoni nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, me sa duket ky veprim është bërë pa pëlqimin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe kjo padyshim që është një sinjal shumë i ashpër sa i përket sigurisë. Ne këtë mund ta kuptojmë nga reagimi që ka bërë zyrtari Komshiq, i cili ka kërkuar informacione shtesë.

Në fakt edhe mesazhi i tij dhe ky informacion janë tregues të qartë që Serbia po bënë veprime që po provokon situatën e sigurisë në rajon e sidomos pas paralajmërimeve që Dodik ka bërë se do të do të ndarje të shtetit të Bosnjës. Këto sinjale janë lëvizje taktike ushtarake që mund të vinë në të ardhmen  dhe kemi parë së fundmi që Vuçiq ka një diskutim të ashpër sa i përket situatës së sigurisë në rajon e veçmas pas vendimit që OKB ka shpallur Serbinë shtet gjenocidal për luftën e fundit në Bosnjë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti thekson që Rusia e Serbia së bashku po bëjnë këto veprime për të shpërqendruar vëmendjen që ndërkombëtarët kanë tek Ukraina.

“Kosova duhet të marr çdo informacion me kujdes, pasi e njejta është paralajmëruar shumë herë nga Serbia”, thotë ndër të tjera eksperti.

“Kemi paralajmërime serioze sa i përket cenimit të sigurisë që mund të vinë nga Serbia si satelit të Rusisë, ku kjo e fundit ka paralajmëruar që mund edhe të kemi një situatë delikate të sigurisë në Ballkan dhe Evropë. Pasi ndërkombëtarët ka dhënë mbështetje Ukrainës, ku është e qartë që humbjet e Rusisë janë të papërballueshme, e në këtë mënyrë e njejta do të mundohet të shpërqendroj ndërkombëtarët nga lufta e Ukrainës.

Ndërsa nëse duam të dimë sa serioze është ky alarm për Kosovën, atëherë duhet që Kosova të marr çdo informacion me kujdes dhe të shohim se cilat janë rreziqet që e njejta mund të sulmohet nga Serbia pasi e njejta disa herë është paralajmëruar edhe nga institucionet e sigurisë. Padyshim që Kosova është një vend që ka sovranitetin e garantuar përmes NATO e cila zbaton këto vendime përmes KFOR-it i cili gjithashtu garanton sovranitetin e Republikës së Kosovës. Por nuk do thotë kjo që nuk duhet të kemi përgatitje për parandalimin e çdo rreziku që  mund të vjen nga Serbia”, foli Elezi për “Bota sot”.

Read Entire Article