Një tërmet shkatërrues goditi sot Japoninë qendrore me një magnitudë prej 7.6 ballë, duke shkaktuar evakuime masive përgjatë pjesës më të madhe të vijës bregdetare të vendit, pikërisht kur muzgu ia la vendin errësirës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një total prej 21 tërmetesh mbi 4.0 ballë goditën vendin pak pas orës 16:00 me orën lokale dhe valët e para të cunamit kanë filluar të godasin bregun verior të Japonisë qendrore.
Agjencia meteorologjike e vendit raportoi se valët e para të mëdha goditën portin Wajima në prefekturën Ishikawa në orën 16:21 me orën lokale, me shumë të tjera që priten në minutat dhe orët e ardhshme.
Dhe Japonia tani po përgatitet për valë deri në 5 metra që mund të vijnë më vonë sot.
Qeveria japoneze do të mbajë një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës, teksa nuk ka raporte rreth dëmeve materiale apo viktima.
BREAKING: Japan Meteorological Agency says a powerful 7.6-magnitude earthquake has struck Ishikawa Prefecture. Credit: HAB pic.twitter.com/Y4ZW60wR0q
— Nahel Belgherze (@WxNB_) January 1, 2024
Megjithatë, disa autostrada kryesore u mbyllën, tha operatori rrugor, dhe diku u pezullua edhe transporti hekurudhor.
This video, uploaded about 20 minutes ago, shows a driver in Ishikawa saying this is the “first tsunami” to hit the area. Larger and more dangerous waves could follow… pic.twitter.com/fMm2s2phks
— Jeffrey J. Hall 🇯🇵🇺🇸 (@mrjeffu) January 1, 2024
Frika po shtohet se centralet bërthamore bregdetare të Japonisë mund të preken pas tërmetit, por operatorët kanë konfirmuar se deri më tani nuk është shfaqur ndonjë problem. /Telegrafi/