Paralajmërimi i hapjes së urës mbi Ibër, Kosova i jep “grushtin përfundimtar" ndarjes së qytetit të Mitrovicës

4 months ago 10

Ura e Ibrit mbetet çështja që po ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë në atë veriore dhe jugore.

Nga koha e luftës ura mbi lumin Ibër u kthye në “pikë të zezë” të ndarjes, ku përgjonin bandat e armatosura serbe të ashtuquajtura “rojet e urës” që terrorizonin popullsinë civile shqiptare.

Por, se kjo urë do të hapet, ka thënë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se shumë shpejtë do të hapet ura e Ibrit, duke shtuar se janë duke diskutuar me eprorët e tyre se si ka mundësi që kjo të bëhet.

Unë e konsiderojë që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet.

Unë konsiderojë se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shuam shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar Elshani.

Nga ana tjetër, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë thirrje që çdo vendim lidhur me urën kryesore mbi lumin Ibër të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme, përfshirë praninë në urën e Mitrovicës dhe patrullimet në zonën përreth”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për REL.

Mehmeti: Tani më shumë se kurrë janë krijuar kushtet për hapjën e urës së Ibrit

Image

Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti thotë se tani më janë krijuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, duke shtuar se Kosova përfiton nga ky veprim i Kurtit.

Tani më shumë se kurrë janë krijuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit. Paraprakisht qeveria ka krijuar kushtet që të kryhet ky proces që përfundimisht do të shënonte bashkimin e qytetit të ndarë tani e 25 vjet.

Kjo gjë e shtyn edhe Asociacionin dhe natyrisht se krijon kushte të reja mbi të cilat do të vazhdojnë bisedimet.

Kosova përfiton nga ky veprim i Kurtit, krijohen kushte të reja. Kritikët gjithmonë do të gjejnë shteg për kritika por Kosova me hapjen e urës së Ibrit i jep grushtin përfundimtar ndarjes së qytetit”, thekson ai.

Veseli: Në aspektin e sigurisë pra prapë nëse s’jemi në marrëveshje situata e sigurisë pra në të katër komunat do të stabilizohet skajshëm

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se ura duhet të hapet me marrëveshje përndryshe Kosova do të zhytet edhe më tej në izolim e sanksione.

Image

Afrim Veseli

Më tej, thotë se duhet të jemi në marrëveshje sepse situata e sigurisë mund të përshkallëzohet.

Nëse hapja e urës së Ibrit bëhet pa marrëveshje me miqtë, pra NATO dhe BE, Kosova veç do të zhytet edhe më tej në izolim dhe sanksione të reja.

Në aspektin e sigurisë pra prapë nëse s’jemi në marrëveshje situata e sigurisë pra në të katër komunat do të stabilizohet skajshëm.

Kapacitet e Kosovës do të jenë të pamjaftueshme.

Nëse qëllimi i politikës në Prishtinë është destabilizimi për të mbuluar dështimet e shto kësaj edhe zgjedhjet që priten të mbahen, po, do e bëjnë.

Por, kostoja e gjithë kësaj do të jetë tepër e lartë.

Shpresoj se NATO e në veçanti SHBA s’do ta lejojnë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article