Paralajmërimi i SHBA-së/ Tali: Ta marrim seriozisht, Putini mund të “ndez” tensione në Ballkan – Ky është plani i tij

2 months ago 13
Reklamë

Tesnione nuk ka, por rreziku nuk ka kaluar në Kosovë. Një paralajmërim të tillë e bënë edhe Departamenti amerikan e shtetit, se një tension në Ballkan është i mundëshëm nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”.

“Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL.

Më tej, zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja vazhdon të jetë e shqetësuar se tensionet lokale mund të përshkallëzohen në tensione serioze politike në rajon.

“Ne mbesim të shqetësuar lidhur me rrezikun që tensionet lokale të shndërrohen në tensione serioze politike që mund të stagnojnë shtetet e rajonit, si për shembull në veri të Kosovës dhe duke pasur parasysh kërcënimet për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë. Ne po vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të minimizuar këto rreziqe”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Analisti Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, Rusia është ajo e cila po tenon t’i fusë krijojë trazia në Evropë dhe merikë, që me një gur t’i godasë dy zogjë.

Se Rusia është përzier në sulmin në Banjskë, tashmë po dihet, por që nuk ia doli.

“Rusia që nga atëherë kur e kuptoi se Ukrainën nuk mund ta pushtojë (për tre ditë siç ia pati mësy Putini) gjithmonë ka qenë e interesuar që të krijojë kriza "në terrenin amerikan", mundësisht diçka në Europë ashtu që edhe Europën edhe ShBA'në t'i fut në telashe, pra "me një guri t'i godasë dy zogjë". Dhe atë krizë ta përdorë edhe politikisht në stilin "kçyrne ju oborrin tuaj e mos u përzini në oborrin e huaj".

Zatën tentoi në Banjskë (tashmë po dihet se edhe Rusia e Putinit ishte e përzirë në atë sulm terrorist) dhe dështoi por ishte e sukseshme me Hamasin në Izrael. Mirëpo kriza e Gazës edhe nuk e involvoi Europën por edhe Izraeli e zotëroi tërësisht, për të mirë apo për të keq.

Sidoqoftë, kriza e Gazës, siç u pa i levërdisi goxha shumë Putinit, bile fituesi i vetëm nga gjithë ajo masakër atje ishte vet Putinit, por tashti siç po shifet asaj krize i ka ardhur fundi dhe tani Putinit i duhet një krizë e re, diku ku edhe Eurooën edhe ShBA'të i sfidon më shumë”, shprehet ai.

Tutje, Tali thotë, se përveç Evropës, ai p otenton të krijojë tension ehde në Ballkan, dhe këtë mund ta bëjë përmes Vuçiqit, qoftë në Bosnje, qoftë në Kosovë, duke shtuar se shqiptarët duhet ta marrin me seriozitet paralajmërimin e DASH-it.

Më tej, Tali thotë se “Putinit i duhet një krizë, sidomos tashti pas këtij Samitit të NATO's, në Uashington, ku u “zotua për ndihmë të vazhdueshme Ukrainës deri në fitore”.

E ku tjetër pos në Ballkan!?

“Sepse e ka Vuçiçin, të cilin e zotëron në shumë aspkete, dhe Vuçiçi ka mundësi reale që nëpëmjet mekanizmave të tij shtetëror të krijojë trubullira qoftë në Bosnje, qoftë në Kosovë, por pse jo edhe në Mal të Zi.

Putinit i duhet një krizë, sidomos tashti pas këtij Samitit të NATO's, në Uashington, ku u "zotua për ndihmë të vazhdueshme Ukrainës deri në fitore", dhe pas humbjeve që po i pëson Rusia, si në rezursin njerëzor ashtu edhe në ate ekonomik sepse kështu nuk mund të qëndrojë edhe për gjatë Rusia. Është qështje kohë kur Putinit do të dorëzohet. Nga ana tjetër Putini e dinë se sa më shumë që ta zgjasë lufta në Ukrainë aq më shumë Rusia do të dobësohet, deri edhe në zhbërje të Federatës.

Putini e ka përvojën e Luftës në Afganistan e cila e zhbëri BRSS'ën, dhe Lufta në Ukrainë nëse zgjatë edhe më tutje do ta dobësojë Rusinë aq shumë sa ajo do të detyrohet të heq dorë nga Federata.

Andaj, ne si shoqëri këtë alarmin e DASh'it duhet ta marrim shumë seriozisht sepse siç thotë një thënie "bisha e plagosur duke dhënë shpirtë është edhe më e rrezikshme", përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article