“Paralajmërimi” i Trajkoviçiq, mësohet nëse Vuçiq do ta arrestojë Radoiçiqin/ Ja dënimi që mund të marrë

1 month ago 8
Reklamë

Arrestimi i terroristit Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, kështu ka deklaruar kryetarja e Lëvizjes Evropian të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq.

Sipas saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet ta arrestojë Radoiçiqin për muajin e ardhshëm, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez.

“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, u shpreh Trajkoviq.

Trajkoviq tha në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta se Ajo kujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, Macron kishte thënë se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjska të arrestohen.

“Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, ka shtuar Trajkoviq.

Bajraktari: Ekstradimi, i vështirë

I pyetur nëse Vuçiq do ta arrestojë terroristin Radoiçiq apo do të bënte vetëm ndonjë kamuflim, avokati Ardian Bajraktari thotë se nga Vuçiqi gjithçka është e mundshme.

Image

Ardian Bajraktari

Sipas Bajraktarit, arrestimi eventual edhe mund të ndodhë, por sjellja e tij në Kosovës vështirë.

“Nga një person i cili me propagandë dhe jo vetëm i ka shërbyer një regjimi gjenocidal, siç është Vuçiqi, gjithçka është e mundshme, si ne rastin e parë, pas ndodhjes së sulmit terrorist me 24 shtator, kur duke u ndodhur para presionit të bashkësisë ndërkombëtare, dhe sa për të thënë që po bëj diçka, inskenuan dhe filluan një proces hetimor, të cilit nuk i besoj aspak. Arrestimi eventual edhe mund të ndodhë, por sjellja e tij në Kosovë vështirë se mund të ndodhë. Prandaj organet tona, në këtë fazë, Prokuroria Speciale duhet të punojë, ashtu sikurse edhe po e bënë, që fillimisht të ngritë aktakuzë, e sipas të gjitha gjasave, për gjykim në mungesë, siç parashihet me nenin 303 të Kodit të Procedurës Penale, e për këtë duhet një varg veprimesh shtesë, e cila besoj se do të ndodhë shpejt”, shprehet Bajraktari.

Sipas tij, dënimet për veprat penale për Radoiçiqin dhe të tjerët pjesëmarrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit janë mjaft të ashpra.

“Veprat penale për të cilat është duke u zhvilluar hetimi për Radoiçiqin dhe të tjerët e sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, janë vepra mjaft të rënda, për të cilat parashihen dënime po ashtu mjaft të ashpra, përfshirë edhe dënimin më burgim të përjetshëm”, shton avokati.

Butjani: Makron dhe të tjerët duhet të kërkojnë që ai të ekstradohet në Kosovë

Gjersa, Trajkoviç arrestimin e ish- nënkryetarit të Listës Serbe e konsideron “provë më të vështirë” të Vuçiqit, juristi Blerim Burjani, thotë se ai nuk mund të preket nga Vuçiqi.

Image

Blerim Burjani

Sipas tij, Radoiçiqi njihet si boss i trafikut ilegal në Kosovë, ndërsa në Serbi bandit dhe hero i serbëve.

“Ai njëherë ishte arrestuar në Serbi dhe më nuk dihet se çfarë ka ndodhë? Ai ishte pjesë e hetimeve, por duket se politika ka ndërhyrë dhe ai sot thuhet se është  i lirë, përderisa ka opinione në Serbi se ai është zyrtar i BIA-së serbe andaj ai nuk mund të preket përderisa Vuçiq thotë se ai është një njeri jo shumë i edukuar, por është patriot, Vuçiq e mbron atë dhe është pjesë e punës së tij, ai është një kriminel ordiner i rrezikshëm për të  gjithë serbët që nuk e dëgjojnë atë, ai kishte imponuar mendimet e tij politike dhe njihet si bossi i trafikut ilegal në Kosovë,  në Serbi si bandit dhe hero i serbëve të Kosoves”, thotë Burjani.

Kosova legalisht mund të kërkojë dorëzimin e Radoiçiqit, sipas Burjanit, por ekstradimi është më i komplikuar.

“Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka bërë deri me tash trysni të madhe për ekstradim në Kosovë, përderisa Vuçiq ka thënë se as mendja nuk i shkon për ta dorëzuar atë tek autoritetet kosovare, një bandit i tillë në liri është kërcënim në radhë të parë serbët e Kosovës , pastaj për të gjithë të tjerët që merren me biznes në veri. Kosova legalisht sipas Serbisë nuk mund ta kërkojë ekstradimin sepse nuk e njeh Serbia Kosovën, Kosova mund të kërkojë sipas kompetencës territoriale dorëzimin e tij, por esktradim e ka të komplikuar në kuptim e termit ligjor, pra Serbia mund ta dorëzojë atë në Kosovë, por mund ta gjykojë edhe vetë”, thekson juristi.

Ai shton se Macron dhe të tjerët duhet të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë.

“Makron dhe të tjerët duhet të kërkojnë që ai të ekstradohet në Kosovë për gjykim aty ku ka kryer veprën penale, dënimi është i lartë për një vepër të tillë që vlerësohet akt terrorist dhe tentativë për ta minuar rendin kushtetuese, dënimi varet nga provat që do të mblidhte prokuroria”, përfundon Burjani.

Read Entire Article