Paralajmërohen zhvillime të rëndësishme në dialogun Kosovë – Serbi, ky është emri që mund të sjellë një marrëveshje finale!

2 months ago 5
Reklamë

Ka një kohë që është komentuar mjaftë shumë largimi i emisarit Borrell nga dialogu Kosovë- Serbi.

Emri i cili do të zëvendësoj thuhet që do të jetë Kaja Kallas.

E këtë çështje e ka komentuar edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl, i cili tha se shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirsad Voca.

Ai thotë se Kallas do të sjellë një qasje mbështetëse për Kosovën, pasi Borrell është kritikuar për njëanshmëri që ka mbajtur në dialog.

Image

Mirsad Voca

Sipas tij, Kallas, duke ardhur nga Estonia, ka të ngjarë të jetë më e angazhuar për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Largimi i Joseph Borrell nga pozita e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së dhe zëvendësimi i tij me Kaja Kallas sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në politikat e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ndaj Kosovës.

Besoj se Kallas do të sjellë një qasje më mbështetëse për Kosovën. Borrell shpesh është kritikuar për një qasje të njëanshme ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Në krahasim, Kallas, duke ardhur nga Estonia, një vend që ka mbështetur fuqimisht pavarësinë e Kosovës, ka të ngjarë të jetë më e angazhuar për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Më tej, Voca shton që pritet të ketë përpjekje të reja për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke promovuar marrëveshje që çojnë drejt njohjes reciproke.

“Kallas mund të adoptojë një qasje më të vendosur në politikën e jashtme, duke ofruar më shumë mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Me përvojën e saj nga integrimi i Estonisë në BE, ajo mund të ketë më shumë simpati për vendet që aspirojnë anëtarësimin, siç është Kosova. Pritet gjithashtu të ketë përpjekje të reja për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke promovuar marrëveshje që çojnë drejt njohjes reciproke.

Besoj se ardhja e Kallas në rolin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri do të sjellë një qasje më të favorshme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, përfundoi Voca për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article