Parashikohet puna që do të bënte Michael Schumacher nëse nuk do ta pësonte aksidentin me ski para një dekade

11 months ago 37

Ish-piloti britanik i Formula 1, Johnny Herbert ka parashikuar se çfarë do të kishte punuar Michael Schumacher nëse nuk do ta pësonte aksidentin me skij që i ndryshoi jetën.

Shtatë herë kampioni i botës nuk është parë në publik që nga momenti kur pësoi lëndime katastrofike duke skijuar në Alpet Franceze me djalin e tij Mick në vitin 2013. Shumë pak dihet rreth gjendjes së tij dhe familja e tij dëshiron të mbetet kështu, duke vazhduar të kërkojnë privatësi.

Aksidenti ndodhi një vit pasi Schumacher u tërhoq nga Formla 1 dhe shumë njerëz kanë pyetur nëse legjenda gjermane do të vazhdonte të bëhej një shef i ekipit të F1. Megjithatë, sipas Herbert, ai nuk ishte “intrigant” sa duhet për një punë të tillë.

“Si pilot (Schumacher) ishte në gjendje të merrte njerëzit më të mirë rreth tij për të nxjerrë më të mirën nga vetja. Nuk mendoj se motivacioni do të ishte aty për të menaxhuar një ekip”, Herbert i tha Genting Casino. “Ndoshta do të kishim parë në Alain Prost, Profesorin për të cilin gjërat nuk shkuan në rregull. Nuk është një gjë e thjeshtë”.

“Motivacioni i Michaelit ishte si pilot. Por, unë kurrë nuk pashë atë mentalitet tip biznesmeni që do të përshtatej me atë që duhet për të qenë një shef i ekipit. Michael nuk ishte lloji intrigant që është i nevojshëm për atë. Eksperti televiziv do të kishte qenë puna e tij perfekte”.

Herbert kaloi mbi një dekadë në Formula 1, duke garuar për shtatë ekipe të ndryshme midis viteve 1989 dhe 2000. Ai arriti suksesin më të madh në karrierë duke u renditur i katërti në kampionatin e botës ndërsa garonte për Renault, megjithëse padyshim arritja e tij më e madhe ishte fitimi i garës 24 Hours of Le Mans në vitin 1991. Pasi u tërhoq, ai kaloi në botën e ekspertëve dhe ka qenë pjesë e ekipit të Sky Sports për 11 vitet e fundit.

Ndërkohë, Schumacher do të mbahet mend si ndoshta piloti më i madh i F1 të të gjitha kohërave. Ai fitoi titujt e botës në vitet 1994 dhe 1995, përpara se të fitonte pesë tituj radhazi ndërsa garonte për Ferrari midis viteve 2000 dhe 2004. /Telegrafi/

Read Entire Article