Paratë ruse të lobimit të Bashës, dalin detaje të reja

11 months ago 19
15:17 16/11/2023

Kompania Biniatta Trade ka paguar një lobist amerikan në emër të kreut të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është vendosur sërish në qendër të vëmendjes nga gazeta investigative, Mother Jones, pas një investigimi të bërë disa kohë më parë ku rezultoi se në vitin 2017, Nick Muzin, një lobist me lidhje të mira ishte punësuar për të fituar mbështetje në Shtetet e Bashkuara për Lulzim Bashën.

Asokohe Basha sfidonte kryeministrin aktual të Shqipërisë, Edi Rama. Por tashmë kanë dalë detaje të reja në dritë, që faktojnë lidhjet e Nick Muzin me Rusinë.

Në qendër të hulumtimit është një kompani “offshore” e quajtur Alpha Consulting, e cila krijon kompani të fshehta offshore për klientët e saj, duke përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të liderit rus Vladimir Putin.

Në mesin e tyre është edhe kompania Biniatta Trade, e cila ka paguar një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës.

“Lobisti organizoi qasje tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zoti Basha ishte në gjendje të merrte një mundësi fotoje me Presidentin e atëhershëm Donald TrumP, e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore shqiptare”- thuhet në raportim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article