Parlamenti nis me tensione, hidhen flakadanë nga opozita

10 months ago 21
10:25 14/12/2023

Me tensione ka nisur seanca e sotme plenare, teksa deputetë të opozitës kanë hedhur flakadanë në sallën e Kuvendit.

Një pjesë e deputetëve të opozitës qëndrojnë jashtë pasi nuk janë lejuar nga Garda për shkak se janë të përjashtuar.

Pjesa tjetër e opozitës ka hyrë në sallë dhe po zbaton të njëjtin skenar si herët e tjera, duke hedhur tymuese në sallë dhe duke shkaktuar kaos.

Mazhoranca socialiste po miraton projektligjet e parashikuara në rend dite. Prezanca në sallë është 74 deputetë.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article