Parlamentit “iu vu flaka”/ Reagon Salianji: Mbështes çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar

1 month ago 24

Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ku ndër të tjera u dogjën dhe karrige të Kuvendit jashtë seancës plenare.

Salianji shprehet se mbështet çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai thotë se Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike.

“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar.

Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike!

Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article