Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar: Reformimi dhe modernizimi ynë, moment vendimtar për të ardhmen e vendit

1 year ago 23
Reklamë

Partia Demokratike mbledh të shtunën më 2 shtator Kuvendin Kombëtar.

Përmes një deklarate për shtyp, PD e konsideron reformimin dhe modernizimin e saj si forcë politike, një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.”

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”- thuhet në njoftim.

Takimi organizohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ora 10:00.

Top Channel

Read Entire Article